Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni, cfare debutimi me Interin. Gazzetta ben nje parashikim te frikshem per te!

Bastoni, cfare debutimi me Interin. Gazzetta ben nje parashikim te frikshem per te!
Inter Club Staff

Alessandro Bastoni dhe debutimi i tij me bluzen e Interit ne kampionat ka bere qe te diskutohet jo pak ne Itali dhe mediat italiane. 

Antonio Conte nuk ka pasur frike qe ta hedhe nga minuta e pare mbrojtesin e ri italian qe ka treguar te gjithe potencialin e tij ne fushen e lojes.

Por me pak frike se Conte ka pasur vete Bastoni qe nuk ka pasur asnje moment pasigurie ne fushen e lojes.

Ai eshte bere protagonist i nje paraqitje shume te mire dhe ka merituar komplimentat e te gjitheve.

Bastoni ka merituar nje note 7 ne “deftese” pas ndeshjes Sampdoria-Inter nga Gazzetta dello Sport qe e ka vleresuar shume paraqitjen e tij te madhe.

“Vazhdimesi dhe asnje top i larte nuk kalon tek zona e tij. Luan gjithmone nje sekonde me perpara se sulmuesit e Sampit. Por te mos harrojme edhe ate top nga mbrojtja per Lautaron apo nje gol qe desh shenoi me koke.”

Kete ka shkruar Gazzetta dello Sport e cila me pas ben edhe nje parashikim te frikshem per lojtarin qe nese del i sakte, mund te habise jo pak.

“Ky Bastoni mund te rrezoje hirarkine e mbrojtjes ne skuadren zikalter”, parashikon Gazzetta qe hipotezon se shume shpejt njeri nga Skriniar, De Vrij apo Godin mund te luaje vendin e titullarit pikerisht me Alessandron “e vogel”.

Mbrojtesi i datelindjes 1999 ka perpara tij nje mal per te ngjitur gjithesesi duke pare se tre titullaret (duke mbajtur shenim edhe emrin e D’Ambrosios si nje xhol te cmuar) jane Godin, De Vrij dhe Skriniar.

Por pertej parashikimit te Gazzetta dello Sport, Bastoni ka nje te ardhme te madhe perpara.

Nderkohe, ne kete moment, edhe vleresimi prej 31,1 milione eurosh ne bilancin zikalter duken si te sakta.

Por jo pak lajm diten e djeshme beri edhe deklarata e Antonio Contes qe zbuloi se ka qene ai qe e ka bllokuar shitjen e tij ne huazim pikerisht sepse deshironte ta kishte ne skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.