Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni, cfare fjalesh: “Duam te shkojme shume larg. Lukaku ne stervitje? E le gjithmone te shenoje sepse…”

Bastoni, cfare fjalesh: “Duam te shkojme shume larg. Lukaku ne stervitje? E le gjithmone te shenoje sepse…”
Inter Club Staff

Alessandro Bastoni ka folur per mikrofonat e Sky Sport dje ne mbremje dhe e ka bere kete gje me nje kenaqesi te madhe.

Keto kane qene fjalet e tij per Sky: “A do te bej tifo per Atalanten? Po, patjeter. Jam i lidhur me ta. E them gjithmone: falenderoj Gasperinin dhe klubin qe me nxoren ne futbollin e madh.”

A ke fjetur pas ndeshjes me Leverkusen?

“Per fat te mire gjithcka shkon mire dhe kam fjetur. Ka qene nje arritje e mire gjysmefinalja dhe te luaj kaq larg qe ne sezonin tim te pare, eshte shume bukur.”

Je bere menjehere titullar. Cfare do te thote per ty kjo gje tek Interi?

“Mendoj se kam bere hapa prej gjigandi personalisht. Nuk do e kisha pritur kurre te luaja titullar tek Interi, te vija ne kete pike te sezonit e te kapja keto objektiva te veshtire qe mungojne prej shume vitesh.”

“Eshte e gjitha merite e skuadres nese vjen ky rezultat. Eshte nje krenari te perfaqesojme Interin ne kete kompeticion.”

Dje kemi degjuar Godin, ka dhene gjithcka ne fushe. Cfare merret nga eksperienca e nje lojtari si ai?

“Fjalet e Godin tregojne faktin se ai eshte nje njeri i madh, ka ditur te dale ne pah ne momentin e duhur dhe ka respektuar skuadren.”

“Eshte nje profesionist. Te gjithe jane te rendesishem per grupin, edhe Ranocchia, Borja, De Vrij.”

Conte?

“Me ka dhene besim. Ai kerkon personalitet, te mos kemi frike te bejme levizjen qe mendojme ne fushe. Eshte sinonim i profesionizmit.”

“Mendoj se ai eshte nje gje shume e bukur qe me ka ndodhur. Une shkoj ne fushe pa frike per te bere ate qe ai me kerkon.

Sa te ka sherbyer eksperienca te Parma dhe ku je permiresuar me shume?

“Sipas meje, kalimi im tek Parma ka qene thelbesor, gjeta vazhdimesi dhe fillova te luaj mes te medhenjve.”

“Gjeja qe nuk me ka munguar ka qene personaliteti, te mos kisha frike te luaja ne fushe i qete. Kjo me ka ndihmuar shume.

Lukaku, si mund ta ndalosh ne stervitje ne kete moment ku ai i kalon te gjithe si birilla?

“Une e le te beje gola, keshtu fiton vetbesim dhe shenon ne ndeshje per Interin (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.