Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni dhe gjesti i tij i madh qe ka prekur nje fshat te tere: “Emrin e dyte te vajzes e ka vene ne nder te shoqes se dashur qe humbi jeten vite me pare.”

Bastoni dhe gjesti i tij i madh qe ka prekur nje fshat te tere: “Emrin e dyte te vajzes e ka vene ne nder te shoqes se dashur qe humbi jeten vite me pare.”
Inter Club Staff

Nje histori e pabesueshme dhe prekese ajo e Alessandro Bastoni qe vetem disa ore me pare eshte bere baba per here te pare.

Ai e ka quajtur vajzen e tij te pare me emrin Azzurra, qe ne italisht ka kuptimin “E kaltra”, nje emer teper i vecante dhe qe normalisht te kujton direkt Kombetaren e Italise, me te cilen Bastoni fitoi Euro 2020 e cila ndryshe quhet edhe si “Azzurri”.

Por ka pasur nje histori teper prekese ne lidhje me lindjen e vajzes se Bastonit e cila ka marre si emer te dyte nje emer qe per Bastonin do te thot shume.

“Lindja e vajzes se pare te Bastonit ka derguar nje fshat te tere te festoje per te. Kjo sepse Bastoni eshte nje krenari e gjalle e fshatit Piadena Drizzona, ku lojtari ka lindur.”

Bastoni mangia la pizza, la mamma gli pulisce la bocca

“Ky fshat eshte shume i vogel, ndodhet ne zonen e Cremones, dhe ka vetem 3.972 banore qe jetojne aty.”

“Menjehere sapo vajza e Bastonit ka lindur, babai i Alessandros, Nicola Bastoni, ka hapur nje llogari ne barin me te rendesishem te fshatit qe quhet ‘Leon d’Oro’ dhe kafja ka qene falas per cdo banor te fshatit.”

“Por ka edhe me shume: nje gjest teper prekes i Bastonit. Vajza e tij ne fakt quhet Azzurra Agnese Bastoni, dhe emri i dyte eshte ne nder te shoqes se ngushte te Bastonit qe nga femijeria me emrin Agnesse qe ka humbur jeten ne vitin 2015 ne nje nje aksident rrugor.”

“Agnesse ka qene shoqja me e ngushte e Bastonit dhe ajo u nda nga jeta shume e vogel. Nje humbje qe edhe sot e kesaj dite per Bastonin ka lene pas nje boshllek shume te madh dhe ai ka menduar ta kujtoje keshtu shoqen e tij me te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.