Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

623 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Mbrojtja e se ardhmes tek Interi mban emrin e dy super talenteve ne pronesi te zikalterve

SPECIALE – Mbrojtja e se ardhmes tek Interi mban emrin e dy super talenteve ne pronesi te zikalterve
Ardis
  • On 13/11/2018, 19:23

Nje nga pikat me te forta te Inter-it per kete sezon, pavaresisht humbjes se rende ne fushen e Atalante-s, eshte mbrojtja: nje repart e riforcuar me tej ne vere me transferimin e Stefan De Vrij me parametra zero, qe ka formuar me Skriniar nje dyshe te sigurte dhe te destinuar te ndertojne themelet zikalter te se tashmes dhe te ardhmes.

Mbas tyre eshte nje siguri edhe Miranda, me shume se nje rezerve e thjeshte, dhe njeriu motivues ne dhomat e zhveshjes sic eshte Andrea Ranocchia, nje qe eshte pergjigjur gjithmone prezent sa here eshte therritur per te kontribuar ne kauze.

Drejtuesit zikalter kerkojne qe te vazhdojne edhe ne sezonin e arshshem me kete dyshe mbrojtesish, por nderkohe po mendon edhe per te ardhmen. Dhe dy qendermbrojtesat me te mire tashme i ka ne shtepi: Alessandro Bastoni dhe Zinho Vanheusden.

TALENTET – Te dy lojtaret jane te vitlindjes 1999, Bastoni dhe Vanheusden jane huazuar  per tu rritur dhe maturuar ne dy realitete te ndryshme, Parma dhe Standard Liege, me te qeta ne krahasim me Milano-n, dhe pergjigjet qe drejtuesit zikalter qe po marrin te bejne te shpresosh.

I pari mbas demtimit ne gju, qe e detyroi te mos merrte pjese ne europianin U-19 dhe pergatitja verore, po fiton besimin e D’Aversa-s, dhe ne javen e fundit eshte aktivizuar kunder Torino-s duke ndaluar nje bomber si Belotti dhe per rrjedhoje duke bindur qarte me performancen e tij.

Mbasi ka qene nje shtylle per Kombetaren e te rinjve, per Bastonin (nen moshe) jane hapur dyert e Kombetares U-21 te Di Biagio-s, qe e ka grumbulluar per impenjimet e ardhshme kunder Anglise dhe Gjermanise.

Nje rrugetimi ngjashem edhe per Vanheusden, i cili eshte kthyer ne Belgjike per tu rekuperuar nga demtimi ne gju te pesuar sezonin e shkuar ne Youth League dhe qe debutoi me shume qetesi ne futbollin profesionist.

Lojtari i ri belg po e fiton dalengadale vendin ne pjesen e mbrojtjes te Standard Liege, dhe ne javen e fundit ka fituar cmimin si lojtari me i mire i ndeshjes, duke perseritur te njejten performance edhe ne Europa League.

INTER NDERKOHE VEZHGON – Drejtuesit zikalter do te vazhdojne te monitorojne te dy me shume vemendje per te gjithe pjesen e mbetur te sezonit, ne pritje per te dale ne konkluzione veren e ardhshme: Inter-i ka shume besim mbi Bastoni-n dhe Vanheusden, dhe nje eksperience tjeter ne huazim per tu afirmuar akoma me shume, nuk eshte per tu perjashtuar si mundesi.

Ashtu sic nuk mund te perjashtohet ideja se njera nga te dy (per te mos thene te dy) mund te konfirmohet ne ekipin ne dispozicion te Luciano Spalletti-t, per te mesuar dhe vjedhur sekretet e profesionit nga mjeshtrat e jashtezakonshem si Skriniar, De Vrij, Miranda dhe Ranocchia. E tashmja e mbrojtjes se Interit eshte e optimiste, e ardhmja premton te njejten gje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.