Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni flet si veteran: “Kush ka frike nga ndeshje si kjo te nderroje pune. Mos flisni aspak per krize sepse kurre…”

Bastoni flet si veteran: “Kush ka frike nga ndeshje si kjo te nderroje pune. Mos flisni aspak per krize sepse kurre…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, bashke me Simone Inzaghi ka dale ne konference Alessandro Bastoni, per te folur per ndeshjen e sotme te Champions League.

Keto kane qene fjalet e Bastonit ne shqip:

Cfare do te ndryshoje nga ndeshja e pare pervec rezultatit? 

“Do te nderroja rezultatin vetem, sepse nuk ka lidhje fare me ate qe beme ne fushen e lojes. Kemi bere nje ndeshje te madhe duke vene ne veshtiresi kundershtarin.”

“Nuk do te jete e thjeshte, por e kemi pare ndeshjen, gabimet qe kemi bere. Kemi shume besim te vetja jone.”

Te ka ndodhur ndonjehere te gjesh perballe nje sulm si ai i Liverpool ne ndeshjen e pare?

“Patjeter qe kam pasur perballe njerez te forte si Cristiano Ronaldo, Benzema, Vinicius, top players europiane.”

“Salah, Mane dhe Jota jane te forte por do te duhet shpirt skuadre mbi te gjithe. Kjo ndeshje do sherbeje per shume gjera edhe ne te ardhmen.”

Si pergatitet nje ndeshje ndaj nje prej sulmuesve me te forte ne bote? A ben ndonje gje ne vecanti ti si mbrojtes?

“Normal qe analizohet kundershtari. Por Liverpool eshte i forte ne cdo sektor. Duhet te shohim me kujdes cdo aspekt te lojes.”

Te qenit baba te ka dhene energji te reja edhe ne punen qe ben?

“Sigurisht qe eshte nje emocion totalisht i ndryshem me ato qe provohen ne fushen e futbollit. Por te kesh nje familje qe te jep qetesi te ben gjithcka me te thjeshte edhe ne fushe. Me siguri me ka ndihmuar.”

Sa e bukur eshte te perjetosh kete vigjilie sfide te rendesishme si kjo e Anfield?

“Do te jete nje emocion i bukur. Kete vere i kam provuar stadiumet angleze deri te finalja ne Wembley.”

“Per fat te mire na shkoi mire neve. Do te me duhet edhe mua dhe shokeve per tu rritur akoma me shume ne nivel europiane.”

5-0 ndaj Salernitanes ka mbyllur krizen tuaj?

“Nuk ka mbyllur asnje krize sepse ska pasur krize. Jemi nje grup solid, kemi besim te njeri-tjetri neve. Ai rezultat tregon besimin qe ka mes nesh. Nuk kemi molla te kalbura.”

Duke pare ndeshjen, fakti se perballe do te jene lojtare teper te shpejte a mund te jete nje motivim me i madh per ju?

“Do te duhet te jemi te kujdssshem. Ka lojtare ne nivel shume te forte. Por nese ke frike per ndeshje te tilla atehere duhet te nderrosh pune. Mezi po pres oren 21.00 neser.”

Si po ambientohet Gosens?

“Kemi pasur nej raport te mire ne Bergamo, jemi degjuar disa here keto vite. Ka nevoje per pak kohe te kthehet ne nivelin e tij. Por Robin eshte i lumtur qe ndodhet ketu me ne dhe mezi po pret te jape ndihmen e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.