Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Assisti per Barella? Ja cfare me tha Conte menjehere pas…”

Bastoni zbulon gjithcka pas ndeshjes: “Assisti per Barella? Ja cfare me tha Conte menjehere pas…”
Inter Club Staff

Edhe Alessandro Bastoni ka folur per Sky Sport menjehere pas fitores 2-0 ndaj Juventusit ku Interi fitoi nje ndeshje pa shume histori.

Keto kane qene fjalet e mbrojtesit teper te talentuar italian: “Kemi pasur shume ndjesi te bukura sot ne fushen e lojes.”

“E kemi pergatitur kete ndeshje deri ne detaje sepse po e ndjenim shume kete ndeshje. Edhe vitin e kaluar ishim shume afer kalimit te Juventusit.”

“Vjet nuk ja dolem dot, por kete vit po. Sot i komplimentoj te gjithe. Zero gola te pesuar ne nje ndeshje kaq te veshtire?”

“Mbase me skuadrat e tjera rrezikojme me shume por sot kemi qene te perqendruar ne te gjithe 90 minutat e lojes.”

“Na ka shkuar shume mire. Mendoj se eshte pare edhe ne fushen e lojes se ne kete ndeshje e kishim pergatitur shume mire ne stervitje.

Si ka lindur assisti per Barella te 2-0? Ishte i pergatitur me pare?

“Ne e provojme prej shume kohesh ate dhe ai assist ka dale te konkretizohet vetem sot… Ne fakt Conte pas golit me tha “me ne fund ja dole” (e mbyll fjalen duke qeshur)…”

Per fazen mbrojtese, keni bere nje hap perpara?

“Mesfushoret na kane dhene nje dore shume te mire sot. Edhe pse kur luajme me skuadra me te vogla, ne luajme me te hapur.”

“Por kur luajme te kompaktesuar ashtu si luajtem sot, e pame te gjithe se si mund ta bejme diferencen ne fushen e lojes.”

Po Ronaldo?

“Kemi qene te zotet ndaj te gjitheve. Pune shume e madhe e skuadres sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.