Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni zbulon: “Ja cila ndeshje na dha shtyse per Skudeton. Mardhenia ime me Conten eshte….”

Bastoni zbulon: “Ja cila ndeshje na dha shtyse per Skudeton. Mardhenia ime me Conten eshte….”
Inter Club Staff

Alessandro Bastoni, mbrojtesi i Interit ka dhene nje deklarate jo shume te shkurter direkt nga grumbullimi i Kombetares Italiane.

Te kalterit e Mancinit diten e djeshme kane fituar me rezultatin 2-0 ndaj Irlandes se Veriut dhe fjalet e Bastonit kane ardhur nje dite pas kesaj ndeshje.

“A jeni te bindur per rritjen qe ka pasur skuadra? Po, e tregon edhe fakti qe po bejme shume mire me klubet tona.”

“Une jam permiresuar shume fale ndihmes se shokeve te mi tek Interi por edhe te ndihmes se mister Contes.”

Per Conten nderkohe ai ka shtuar: “Me te kam nje raport shume te madh, me siguri me ka dhene shume besim.”

“Une kam nisur te luaje direkt vitin e kaluar, ka besuar ne cdo moment tek une. Po me jep nje dore te madhe qe te rritem akoma me shume.”

“Me rekomandon gjera me kujdes, me kerkon te kem kurajo dhe personalitet dhe te mos kem frike te bej gjera ne fushe.”

“Per te eshte e rendesishme kjo. Une bej gjithcka nga vetja ime ne fushen e lojes per te shpaguar besimin qe me jep.”

Mbrojtesi me pas flet edhe per vendin e pare ne klasifikimin e Serie A: “Eshte nje rrugetim qe po e bejme qe prej vitit te kaluar.”

“Kishim ndonje difekt, por po punojme qe ti eleminojme dhe te fitojme ne fund. Na ka mbetur vetem kampionati, keshtu ndeshjet qe kane mbetur jane shume te rendesishme dhe do kerkojme ti fitojme te gjitha.”

“Jemi rritur shume ne te rinjte: une dhe Barella kemi arritur te bejme ate saltron e kualitetit qe na ka munguar dhe kjo gje duket.”

Bastoni me pas e mbyll edhe me idene e tij te ndertimit te lojes qe prapa: “Mua me pelqen shume (qesh).”

“Jam rritur ne nje shkolle futbolli si ajo e Atalantes ku kjo gje ishte si buka e perditshme.”

“Ndonjehere duhet te rikthehesh te antikja dhe ta cosh larg topin ka rrezikuar, por te dalesh me pasime nga prapa te jep ndihme te madhe ndonjehere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.