Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

858 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Batistuta: “Icardi? Mos i vini faj, ai eshte pak a shume si une. Lautaro? Ja cfare mendoj per te!”

Batistuta: “Icardi? Mos i vini faj, ai eshte pak a shume si une. Lautaro? Ja cfare mendoj per te!”
Inter Club Staff

Firenze po pergatitet qe te festoje 50 vjetorin e nje kampioni shume te madh: Gabriel Omar Batistuta. 

Ish-futbollisti i Interit, ka folur sot ne Palazzzo Vecchio ne Firenze ne nje konference per shtyp duke prekur shume tema te karrieres se tij te gjate por edhe kalimin tek Interi.

Nese e mbani mend, ai ka qene per nje periudhe shume te shkurter ne Milano ku ka veshur fanellen zikalter.

Keto kane qene fjalet e tij sot: 

“Une kam qene mire edhe ne Rome, kur vesha bluzen e tyre. Kam bere shume miq atje dhe kemi fituar shume. Kam kujtime te bukura.”

“Interi? Ne ate kohe nuk doja te shkoja. Nuk doja te shkoja sepse nuk doja te deshtoja. Kisha nje problem me kaviljet dhe nuk dhashe dot me ate bluze te gjithe maksimumin tim. Me vjen keq per kete.”

Pastaj ai ka folur per dy lojtare te Interit: Mauro Icardin dhe kampionin e ri, Lautaro Martinez duke e nisur me te parin:

“Icardi? Edhe une kur luaja kerkoja gjithmone qe te me rritej rroga. Cfare te keqe ka (qesh). Ju nuk doni rritje rroge ne punet qe beni? Kush nuk do te donte? Pastaj ai ka shenuar gjithmone shume, eshte nje futbollist i konfirmuar.”

“Lautaro? Ai eshte ende i ri, tani po del ne pah dhe ka kohe per tu ambjentuar me futbollin italian. E quaj nje lojtar te madh per te tashmen dhe te ardhmen. Do e shohim. Mund te beje nje karriere te madhe ai djalosh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.