Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bayer Leverkusen shperthen kunder Kilit dhe del ne mbrojtje te Interit: “Ata nuk jane mire. Grumbullojne lojtaret kur…”

Bayer Leverkusen shperthen kunder Kilit dhe del ne mbrojtje te Interit: “Ata nuk jane mire. Grumbullojne lojtaret kur…”
Inter Club Staff

Ka pasur akuza te renda nga ana e tranjerit te Kilit, Reinaldo Rueda ne drejtim te Interit diten e djeshme ne darke.

Tranjeri i Kilit eshte ankuar per gjendjen e Alexis Sanchez, por nuk ka munguar aspak edhe pergjigja e Interit pas fjaleve te tij.

Zikalterit i kane cilesuar ato fjale si “deklarata te papranueshme”. Por klubi zikalter nuk eshte i vetmi klub qe ka probleme me ta.

Me sa duket, edhe nje legjende e futbollit gjerman si Rudi Voller, qe sot eshte drejtues i rendesishem i Bayer Leverkusen i ka ardhur ne ndihme Interit.

Sipas tyre, federata kiliane punon shume keq dhe nuk i intereson aspak gjendja e lojtareve dhe kontrata e tyre me klubet.

Motivi? Kapiteni Charles Aranguiz ka pesuar nje demtim ne thembren e akilit ne kombetare edhe pse paralajmerimi ishte i larte.

“Ajo qe bejne kilianet eshte shume irrituese. Keshtu lojtaret behen gjysme lojtare, eshte dicka qe ndodh prej shume kohesh.”

“Edhe pse lojtaret jane te demtuar, ata vazhdojne i therrasin ne kombetare. Kjo eshte nje gje e flliqur qe duhet te ndalet.”

“Keshtu ne ndihemi te tallur, nuk duhet toleruar ne asnje menyre dicka e tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.