Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bedy Moratti: “Isla? Me pelqen. Thohir, asgje nuk eshte vendosur. Ja cfare nuk shkoi me Stramaccionin!”

Bedy Moratti: “Isla? Me pelqen. Thohir, asgje nuk eshte vendosur. Ja cfare nuk shkoi me Stramaccionin!”
Inter Club Staff

Ne lidhje direkte nga Pinzolo me Speciale Calciomercato te Sportitalia, Bedy Moratti ka folur per te ardhmen e Interit.

Ja fjalet e saj: “Entuziazmi i Mazzarrit eshte percjelle edhe tek publiku. Pas nje sezoni negativ, grumbullimi po shkon shume mire. Ka me shume njerez se vjet ketu ne Pinzolo. Per sa i perket shitjes se Interit, shpresoj shume qe te vazhdojme akoma per shume vjet me Massimon. Ai do te vendose ate qe eshte me mire per te ardhmen e Interit. Nuk e di akoma cila eshte zgjedhja e tij. Dje i kane dedikuar kore shume te bukura. Tribunat e tejmbushura bejne shume te lumtur edhe ate, por edhe lojtaret”.

Bedy flet edhe per mundesine per te qendruar akoma ne krye te Interit te Morattit: “Ne kemi tifozet special. – thote ajo. – Pas gjithe atyre veshtiresive qe kaluam, e perseris, jane treguar special. Na kane ftuar te qendrojme serisht. Vellai im do te vendose ate qe eshte me mire per te ardhmen, per ta dhe per skuadren. Un me shume nuk di…”

Per sa i perket tratatives se Thohir, Bedy thote: “Nuk di ndonje gje tjeter. Vellai im do te vendose ne momentin e duhur. Massimo nuk ka vendosur ende asgje.”

Per diferencat e Mazzarrit me te Stramaccionit: “Mazzarri eshte shume i zoti dhe ndiqet nga skuadra. Une jam nje tifoze, dhe shpresoj qe gjerat te shkojne per mire. Tekniku eshte i lumtur po ashtu edhe tifozet.”

Per Islan: “Si tifoze me pelqejne te gjithe lojteret e mire”.

Ndersa per sa i perket shkembimit Inter-Milan per Kuzmanovic me Nocerinon ajo thote: “Gjithcka eshte e mundur, por varet nga deshirat dhe nevojat e teknikut. Me shume nuk di tju them.”

Per Pasen dhe Spendlhofer, lojtaret e rinj te Vareses: “Shkoj shpejt te ndjek Primaveren. Jane me te vertete lojtare te mire te dy.”

Per mundesine e fitimit te kampionatit me Stramaccionin: “Une jam njeri qe mbaj shpresa. Stramaccioni ishte shume i pafat, pastaj ndoshta do kete ndryshuar dicka”.

Dhe ne fund ajo e mbyll me Mourinhon. Julio Cesar dhe Maicon: ” Nuk eshte i preferuari im. Me pelqejne tranjeret qe fitojne, ai eshte nje nivel me larte se te tjeret. Per dy brazilianet kam pasur nje goditje ne zemer, por jam e lumtur per te dy. Normalisht qe me vjen keq.”

Kuriozitet ne fund: “Sot kam blere bluzen e Icardit edhe une. Pastaj shkova ti merja nje autograf. Belfodil e shikoj me te ambientuar cdo dite. Te gjithe te zotet ta mbeshtesin, edhe tekniku gjithashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.