Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Belfodil: “Debutimi? Shpresoja per me mire. Tek Interi do arrij ta gjej veten”

Belfodil: “Debutimi? Shpresoja per me mire. Tek Interi do arrij ta gjej veten”
Andi Prifti

I intervistuar nga gazetaret ne Algjeri, ku vajti per tu bashkuar me Kombetaren e tij, Ishak Belfodil ka folur per daljet e tij te para me bluzen e Interit: “Nuk shqetesohem per rolin tim ne formacion. Prisja pak me shume nga debutimi, por jam ne nje klub te madh dhe konkurrenca eshte e ashper. Nuk duhet te shkuajohem, sepse jam i bindur qe me pak durim do mund te luaj me kartat e mia dhe te futem ne skuader.”

Mbi ndeshjen e fituar 3-0 ne Catania: “Isha i lumtur qe mora pjese ne ate fitore te skuadres, edhe pse luajta nje pjese te vogel te ndeshjes. Do isha akoma dhe me i lumtur nese do arrija te shenoja. Por takimi im me porten vetem sa eshte shtyre pak.” Ish-sulmuesi i Parma e ka mbyllur intervisten duke folur per ndeshjen e Kombetares me Mali: “Ne jemi te kualifikuar, por kjo nuk do te thote qe mos ta marrim seriozisht kete takim.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.