Belfodil dhe problemi i Ramazanit. Ne Gjermani…
Mund te jete Ramazani nje problem per futbollistet profesioniste? Ishak Belfodil humbi dy penallti ne miqesoren e pare te Interit javen e kaluar. Kryesisht kjo ka ndodhur per shkak te problemeve qe sulmuesi i ri ka ne pergatitjen atletike dhe per momentin nuk mund as te haje dhe as te pije gjate gjithe dites. Probleme te tilla ka pasur dhe Sulley Muntari, ndersa gjate Olimpiadave se vitit te shkuar ne Londer, gjithçka shkoi mire fale nje ndjekjeje jo shume strikte te rregullave te Kuranit.
Por problemi ne cdo rast ekziston, dhe ne Gjermani eshte arritur nje akord mes klubeve profesioniste dhe Keshillit Qendror te Musliman ne vend, qe ju lejon lojtareve te ‘devijojne’ pak nga rregullat e rrepta per te evituar probleme me karakter fizik.