Belfodil, ja oferta e West Ham : Inter dhe Parma pranojne ! Per Handan…
Gjate programit te merkatos “Speciale Calciomercato”, eksperti i Sky, Gianluca Di Marzio ka komunikuar nje gje te re dhe shume te rendesishme te lidhur me tratativen e sulmuesit te Interit Ishak Belfodil, ne prag te largimit nga klubi zikalter.
Sipas gazetarit te mirenjohur, ne fakt , West Ham, skuadra qe ka treguar me shume interes per djaloshin e vitit 1992 eshte e gatshme te marre te gjithe kartonin e sulmuesit, vetem qe ta marre ne Premier League. Behen te ditura dhe shifrat: anglezet ofrojne 8 milion sterlina( afersisht 11 milion euro) per blerjen e tij, shifer qe do te ndahet me parmen, pronaren tjeter te lojtarit. Kjo shume e vogel mund te zhbllokonte merkaton zikalter. Aspekt i rendesishem, gjithmone sipas Di Marzios eshte qe Interi dhe Parma do te pranojne propozimin hipotetik.
Ne mbyllje, i kushtohet vemendje nje tjeter lojtari qe e con “era” drejt largimit, me pak fjalen mbrojtesin ekstrem Samir Handanovic: mbi lojtarin per momentin nuk ka asnje skenar ne kete drejtim.