446 views
Belfodil: “Mungojne disa detaje. Do flas me agjentin. Mazzarri…”
Ishak Belfdil eshte ne Milano per te mbyllur kalimin tek Inter dhe sot ishte ne zyrat e Interit. Ne dalje nga zyra e Ghelfi, sulmuesi franco-algjerian ka thene per gazetaret: “Une sot qendroj ne Milano sepse ka akoma disa gjera qe per tu percaktuar, formalitete qe duhet te perfundohen. Nuk e di cfare kane thene, sepse isha jashte dhe brenda ne zyre ishte avokati im. Tani do shkojme per dreke dhe do flasim cfare eshte diskutuar. Te luaj tek Interi eshte nje enderr? Nuk mund ta them akoma.”
Ndersa pyetjes “E di qe Mazzarri te pelqen si lojtar? Ke folur me te”, lojtari i eshte pergjigjur: “Nuk kam folur akoma me te dhe nuk dija asgje.”