Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Belfodil:”Interi ka shume kampione, por duke luajtur mire do gjej vend…”

Belfodil:”Interi ka shume kampione, por duke luajtur mire do gjej vend…”
Donald Elmazi

Protagonist ne nje konference shtypi me zv.trajnerin e kombetares Algjerian Noureddine Kourichi dhe me shokun e skuadres Yebda Khoualeb, Ishak Belfodil ka treguar disa detaje te futjes se tij tek Inter, duke shpjeguar qe integrimi i tij ne grup ka qene nga me te mirat edhe pse ne periudhen e veshtire te Ramazanit.

Belfodil tregon: “Kam debutuar me Interin pas fillimit te kampionatit; pergatitja ishte e veshtire gjate Ramazanit, kam jetuar nje jave me renie ne forme, por me pas u mesova me ritmin”. Tek Interi e ka pasur pak te veshtire te gjeje hapesira, por nuk i duket ndonje gje e madhe: “Sapo kam ardhur tek Interi, ne momentin qe kam ardhur tek Interi kam gjetur lojtare eksperte dhe te talentuar. Nuk e dija nese mund te fitoja nje bluze titullari ne dy jave, por misteri me dha mundesi te luaj dhe nese do luaj mire do e kem gjithmone kete mundesi. Kjo eshte e gjitha”.

Cili eshte roli i preferuar i Belfodil? “Kam luajtur ne shume role, po ai qe me pelqen me shume eshte sulmuesi qendror, Po me pelqen te leviz ne te gjtihe zonen e avancuar, mund te luaj edhe si sulmues krahu. Gjithsesi e vendos trajneri”. Ardhja e tij ne kombetare ka ngjallur mjaft interes ne vendin e tij; kjo mund te perkthehet ne shume presion per tu perballuar, gjithsesi per te kjo nuk duket aspak nje problem: “Edhe une pres shume nga vetja ime, keshtu qe jam dakord me tifozet qe me vene ne presion. Te gjithe duhet te dine qe kombetarja Algjeriane nuk eshte e perbere vetem nga une dhe Saphir Taider, ketu eshte nje grup dhe kur jam ketu mendoj per kete grup. Shfaqjet individuale jane te rendesishme por nuk fiksohem, preferoj te luaj per skuadren”.

Me Belfodil preket pak tema e himneve kombetare, ai ka luajtur ne skuadrat zinxhir te Frances para se te luante me kombetaren Algjeriane. Cfare efekti i ka dhene te degjonit per here te pare himnin e vendit tuaj te origjines? “Heren e fundit per fat te keq nuk e degjova mire, gjithsesi kur e degjoja ne tv me jepte efekt. Sic bente dhe himni francez, nuk dua te mohoj as te harroj asgje, por ketu jam ne kombetaren e te medhenjve dhe eshte nje gje tjeter. Nje komb i tere i mban syte tek ti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.