Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bellinazo: “Nainggolan-Inter pothuajse gati, paguan Thohir…”

Bellinazo: “Nainggolan-Inter pothuajse gati, paguan Thohir…”
Ardis
  • On 28/06/2013, 13:59

Pas fjaleve hapese te Morattit ne fund te mbledhjes te Keshillit te Administrimit te merkure ne mbremje, tratativa per hyrjen e Thohir ne shoqerine zikalter eshte kthyer fuqishem ne lajmet kryesore. Nje sinjal i qarte qe kohet per kete operacion epokal ne historine zikalter kane ardhur. Per te kuptuar me shume, FcInterNews ka intervistuar Marco Belinazzo, gazetar i ‘Il Sole 24 Ore’, qe e ndjek shume prane Thohir qe nga dita e pare kur i eshte degjuar emri ne boten zikalter. Me poshte keni intervisten e tij te plote, te sjelle ne shqip nga inter.al:

Thohir shkon drejt blerjes te nje kuote minorance tek Inter. Si eshte arritur tek kjo zgjedhje?

“Ne fund, fale bisedimeve te vazhdueshme me Morattin eshte vendosur qe zgjedhja te bjere mbi te famshmin Plan B. Thohir donte te blinte ne fillim te gjithe Interin, por me vone eshte bindur te filloje me nje kuote pakice. Eshte vendosur kjo sepse mund te shfrytezoje bashkepunimin me Morattin per tu futur ne merkaton italiane. Pastaj eshte i rendesishem stadiumi, sic u kam treguar me pare, por qe nuk eshte dicka qendrore per momentin. Tani per tani, Interi mund te bashkohet me Milanin ne projektin ‘Meazza i Ri’, per ta bere stadiumin ‘San Siro’ nje nga me te miret ne Europe, me te ardhura me te medha nga aktivitetet komerciale.”

Kontaktet mes Morattit dhe Thohir duket se kane vazhduar me drita te fikura…

“Disa jave me pare, Moratti dhe Thohir kane rene dakord te takohen brenda 10 diteve te para te korrikut. Duhej pritur mbyllja e bilancit 2013, nga do te kuptohet sa para do te kete ne dispozicion per te shpenzuar, ne vecanti nga Thohir, qe do e mbulonte minusin ne bilanc nga vetja e tij. Humbja mund te jete mes 60 dhe 70 milion, keshtu qe me shume mundesi, indoneziani do te vendose rreth 30.

Mund te na konfirmosh qe ekziston marreveshja?

“Po, marreveshja maksimale ekziston. Per kete fakt, Moratti ka treguar shume optimizem, per here te pare, pas fjaleve pas mbledhjes. Menaxhimi i shoqerise mund te jete e barabarte ne zgjedhje, edhe pse jo ne kuoten e aksioneve. Moratti do te qendroje president, me Thohir qe ndoshta behet zv.president. Idea kryesore eshte per te krijuar nje partneritet. Presidenti zikalter e ka bindur indonezianin te pershkojne rrugen bashke per 2 ose 3 vjet, por ndoshta edhe me shume, per te ringritur Interin.”

Ka ndonje problem per te zgjidhur?

“Nje nga problemet mund te jete akoma vleresimi i veshtire i aksioneve qe do ndryshojne krah ne te ardhmen (nga Moratti tek Thohir). Gjithcka po zgjidhet me vendimin e Morattit per tu ulur ne nje tavoline pas disa vitesh dhe per te diskutuar me vone. Do te vleresohen aksionet edhe ne baze te sukseseve sportive qe do arrihen keto dy-tre vite. Gjithashtu, investimet mbi te rinjte duhet te ngrene vleresimin e ekipit, pika kryesore nga ku vleresohet nje shoqeri sportive.”

Me ardhjen e Thohir merkato mund te ndryshoje. Nainggolan do te perforcimi i pare?

Eshte e qarte qe mendohet per Nainggolan. Do te kishte kuptim te dyfishte, sportiv dhe ne marketing. Besoj se ne keto momente tratativat jane momentin e tyre me te nxehte. Do te ishte me te vertete e rendesishme qe te kesh ate lojtar ne vecanti.

Pas nje investimi kaq te rendesishem do te kishte nje rikthim te te ardhurave nga marketingu ne Lindje…

“Ne fakt mendoj se eshte emri ne krye te listes. Me fonde te reja, qe nuk mund te jene shifra marramendese per shkak te Fair Play Financial, eshte e sigurte qe mund te marresh direkt lojtarin e Cagliarit. Per momentin vazhdon projekti, ne menyre te drejte, i uljes te bilancit negativ. Nga ky kendveshtrim, edhe me hyrjen e Thohir, Interi nuk mund te kthehet te marre lojtare me paga mbi 4 milion ne sezon.”

Takimi midis Morattit dhe Thohir do jete midis te dites se hene dhe te marte?

“Data eshte Top Secret. Me rezulton se Thohir mund te jete ne Itali ne fillim te javes, por nuk eshte e sigurte nje gje e tille. Marreveshja ishte qe takimi te behej ne javen e pare te korrikut. Ky pakt ka ardhur ne momentin kur vemendja e mediave eshte ulur. Idea ishte te kishin qetesine me te madhe per te vazhduar tratativen, sidomos pas deklaratave te Thohir ne Twitter.”

Shifrat e marreveshjes do te jene mes 80 dhe 100 milion?

“Mund te them qe shifrat do te jene ato. Siguri nuk ka akoma, por do te varet nga kuota fikse qe do i kaloje Thohir fillimisht. Ceshtja e re eshte se duke qene Nainggolan objektivi i pare, mund te kete nje marreveshje per te vendosur dicka me pak te Interi dhe dicka me shume per blerjen e mesfushorit. Ai eshte nje prioritet absolut. Mund te them se me eshte referuar nga disa burime qe marreveshja Nainggolan eshte e mbyllur. Interi po punon shume intensivisht dhe ka si qellim te mbylle gjithcka perpara lajmerimit te partneritetit me Thohir.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.