Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Benevento-INTER: Conte ben 4 ndryshime ne formacion: ne fushe edhe nje lojtar qe eshte ne merkato?

Benevento-INTER: Conte ben 4 ndryshime ne formacion: ne fushe edhe nje lojtar qe eshte ne merkato?
Inter Club Staff

Pasi eshte arkivuar suksesi ne debutim ndaj Fiorentines, Interi rikthehet ne fushe ne Benevento duke rekuperuar keshtu ndeshjen e pare te kampionatit.

Zikalterit deshirojne ti japin vazhdimesi rezultateve duke pare se menjehere me pas do te jete radha per Lazion dhe Milanin.

Nga ana e saj, skuadra e Inzaghit eshte shume e karikuar pas fitores 2-3 ne fushen e Sampdorias dhe shihet si nje kundershtar teper i komplikuar.

TE REJAT E FUNDIT NGA BENEVENTO – Tranjeri i kampaneve do te duhet te beje llogarite pa Kragl, Viola dhe Tello, pa llogaritur edhe mungesat e Antei dhe Volta.

Nderkohe, veshtire qe te shohim nga minuta e pare te sapo ardhurin Falque, qe do te jete gjithesesi ne dispozicion te Inzaghi.

Eshte e mundur te shohim Maggio nga minuta e pare ne krahun e djathte dhe formacioni 4-2-3-1 duket i konfirmuar.

Ne sulm Moncini eshte favorit ndaj Lapadula: ish-lojtari i Lecce nuk eshte ne formen e tij me te mire. Insigne, Caprari dhe Sau jane ne lufte per dy bluza titullari nderkohe.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Me shume se nje dyshim te zgjedhjet e Contes, qe per te vendosur njembedhjeteshen titullare do te vleresoje edhe problemet qe skuadra ka pasur me Fiorentinen por do te llogarise edhe ndeshje ne radhes ne Rome ndaj Lazios.

I sigurt rikthimi i De Vrij, qe me violat mungoi per ceshtje skualifikimi. Nderkohe, ne krahet e hollandezit, dy balotazhe: Skriniar-D’Ambrosio per qendren e djathte dhe Kolarov-Bastoni ne te kunderten.

Nga minuta e pare pritet te shihet Hakimi ne krahun e djathte me Young me shume se sa Perisic ne te majten.

Ne mes, Sensi, Gagliardini dhe Vidal jane ne avantazh ndaj Eriksen, Brozovic dhe Barella (qe nuk eshte mire per nje goditje te marre ne stervitje).

Ne sulm nderkohe eshte shume e mundur qe Sanchez ta nise nga minuta e pare dhe Lautaro nga stoli. Lukaku nuk eshte ne diskutim.

Pertej Vecinos, jashte do te jete edhe Nainggolan (zyrtarisht per dhimbje fyti, por shume thone se prapa eshte merkato).

Keshtu, priten 4 ndryshime te rendesishme per zikalterit: Hakimi, Vidal, Gagliardini dhe Sensi.

NDERKOHE, KETO JANE FORMACIONET E MUNDSHME TE SKUADRAVE: 

BENEVENTO (4-3-2-1): Montipò; Maggio, Glik, Caldirola, Letizia; Ionita, Schiattarella, Dabo; Insigne, Sau; Moncini.

NE PANKINE: Manfredini, Barba, Foulon, Tuia, Pastina, Del Pinto, Hetemaj, Improta, Caprari, Iago Falque, Di Serio, Lapadula.

TRANJERI: F. Inzaghi.

TE SKUALIFIKUAR: nessuno.

TE PADISPONUESHEM: Kragl, Viola, Tello.

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Vidal, Gagliardini, Young; Sensi; Lukaku, Sanchez.

Foto

NE PANKINE: Radu, Ranocchia, Bastoni, Pirola, D’Ambrosio, Dalbert, Perisic, Brozovic, Barella, Eriksen, Lautaro, Pinamonti.

TRANJERI: Conte.

TE SKUALIFIKUAR: nessuno.

TE PADISPONUESHEM: Vecino, Nainggolan.

ARBITER: Piccinini.

ASISTENT: Mondin e Mastrodonato.

ARBITER I KATERT: Marinelli.

VAR: Nasca (De Meo).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.