Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

636 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Benitez: “Largimi nga Interi? Projekti ishte, ja pse mori fund. Moratti? Nje baba qe nuk…”

Benitez: “Largimi nga Interi? Projekti ishte, ja pse mori fund. Moratti? Nje baba qe nuk…”
Ardis
  • On 25/11/2018, 19:32

Rafa Benitez, i intervistuar ne Gazzetta dello Sport, ka folur per Inter-in. Trajneri i Newcastle ka rikujtuar eksperiencen e tij tek zikaltrit, e mbyllur jo ne menyren e duhur.

“Ne fund te fundit kemi fituar dy tituj sebashku (SuperCoppa Italiana dhe Boterori per Klubet) dhe eshte prioritet per ata qe bejne kete pune: te fitosh me lojtaret qe ke ne dispozicion. Moratti eshte nje zoteri burre, i dashuruar me Interin e tij edhe pse pak si shume emotiv:.

Ne cfare kuptimi?
“Per lojtaret e tij jepte gjithcka, me pas mjaftonte nje rezultat negativ dhe behej nervoz. Sapo kishim arritur ne Bremen, tashme e kishim kaluar grupin dhe vendos qe te aktivizoj te rinjte per te lene ne pushim titullaret ne prag te ndeshjes per Boterorin e Klubeve. Keshillohem me te dhe rame dakord. Por ne fund humbasim dhe ai u ankua ne shtyp”.

Mbi te gjitha nuk ju jep perforcimet per te vazhduar ritmin mbas Tripletes.
“Ishte problemi me Fair Play Financial, por e dija qe ishte merkato e mbyllur. Mekat, sepse me Branca-n, Ausilio-n dhe presidentin kishim perpiluar nje program te bukur trevjecar”.

I cili ishte?
“Te mbeshteteshim ne tre lojtare me peshe. Me pas rame dakord qe te merrnim tre futbolliste italiane me moshe poshte 25 vjec dhe tre te tjere Under 21 me perspektive te rendesishme”.

Kush ishte kriteri?
“Kishim pare statistikat e sezonit te kaluar. Ne ekip ishin 15 lojtare me moshe mbi 30 vjec dhe nje perqindje e larte e demtimeve. Per te hapur nje cikel te ri e rendesishme ishte qe te mbeshteteshim tek te rinjte gradualisht”.

Midis tyre edhe Coutinho.
“E aktivizova direkt. Ishte nje goditje e bukur ne merkato, dukej qe i kishte mjetet e duhura. Nese nje futbollist i ka kualitetet duhet te luaje: nuk eshte e nevojshme te shikojme karten e identitetit te tij”.

Shume thone se ju u detyruat te largoheshit sepse fitoi garda e vjeter.
“Nuk eshte e vertete. Kisha mbeshtetjen e berthames historike: Zanetti, Cordoba, Milito, Walter Samuel, Cambiasso dhe te Eto’o qe me mua realizonte 18 gola. Mekat qe nuk kishim me shume kohe per te fituar me shume se dy kupa. Le te themi se baba Moratti nuk ndihej i gatshem te largohente nxenesit e tij. Por tashme shkoi ne ate menyre. E rendesishme eshte qe Interi eshte kthyer kompetitiv”.

Cfare i mungon qe te fitoje?
“Qe Juventus-i te gaboje diku. Tashme jane super-potente: shume e veshtire per ti rrezuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.