Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

672 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Marotta flet per Eriksen dhe i qeteson te gjithe: “Chris na ka shkruar vete pak me pare. Interi tani deshiron qe ta mbaje fort.”

Beppe Marotta flet per Eriksen dhe i qeteson te gjithe: “Chris na ka shkruar vete pak me pare. Interi tani deshiron qe ta mbaje fort.”
Inter Club Staff

“Kemi pare imazhe te renda ku dinamika te bente te mendoje dicka dramatike qe per fatin e keq e kemi pare edhe ne te kaluaren ne fusha italiane.”

“Per fatin e mire nuk ka qene keshtu dje. Prandaj jam ketu per te treguar nje ngjarje qe ka dale te jete me e mire nga sa u mendua ne fillim.”

“Qartesisht dua te falenderoj te gjithe ata qe kane treguar dashuri dhe kujdes, kedo qe ka derguar nje mesazh.”

“Edhe njehere sporti ka treguar se ka vlera te medha”. Keshtu e ka nisur fjalen e tij Beppe Marotta i lidhur me Rai Sport pas ndeshjes Belgjike-Rusi.

Nderkohe, ai ka treguar edhe lajmet e fundit rreth gjendjes se Christian Eriksen duke treguar gjendjen e tij shendetesore.

Kemi lexuar fjalet e doktorit te Interit, Volpi. Ka dashur te nenvizoje se Eriksen nuk e ka pasur anjehere Covidin. Eshte e vertete?

“Po, shume e vertete. Ashtu si eshte e drejte te themi edhe se ai nuk eshte vaksinuar. Eshte e qarte qe keto dy dinamika nuk hyne te kjo ngjarje.”

“Eshte e drejte qe komunikimet per kete ceshtje ti bejne doktoret dhe autoritetet shendetesore. Presim komunikime vetem nga Federata.”

“Mjeket tane kane qene menjehere ne kontakt me ta per te kuptuar cfare ndodhi. Ne e dime se cfare ndodhi me perpikmeri, por per respekt te asaj qe ka ndodhur, nuk duam te futemi ne detaje.”

“Mjaftohemi me nje falenderim te madhe per gjithcka cfare pame pas atij momente, ku te gjithe treguan solidaritetin e tyre me lojtarin dhe Interin.”

Lukaku ka festuar golin duke ja dedikuar Eriksenit…

“Kjo tregon se sa shume djaloshi eshte ne zemrat e shokeve. Eriksen vetem pak minuta me pare ka derguar nje mesazh ne chatin e botes sone Inter ne WhatsApp.

“Ai ka dashur te na qetesoje per gjendjen e tij dhe ka konfirmuar se sa i lidhur eshte ky grup. Sot eshte treguar edhe njehere tjeter.”

Ke folur me ndonje shok skuadre ose me Inzaghin?

“Ndermjet nesh kemi folur shume. Kemi bere telefonata, kemi folur, donim lajme te sakta dhe mjeket ja kane dale te na tregojne cdo gje me perpikmeri.”

“Kemi folur, jo me Christian qe ne ate moment ishte ne nje moment veshtiresite, por me stafin mjekesor te Federates daneze dhe ata na kane qetesuar.”

“Kontaktet vazhdojne, nuk duam te behemi shume invadent sepse djaloshi duhet te qendroe i qete. Por gjeja e bukur ashtu si po thoja eshte se vete djaloshi ka dashur te na coje kete mesazh pak minuta me pare per te na qetesuar te gjitheve (behet fjale per dje).”

Kemi pritur Eriksen per muaj e muaj me radhe. Do e presim edhe kesaj radhe, apo jo?

“Sigurisht. Eshte nje lojtar qe ka pasur veshtiresi te pershtatet por pastaj e ka treguar vlren e tij. Conte ka punuar shume dhe ka dale ne pah nje kampion.”

“Ka treguar vlerat e tij dhe ne e mbajme fort ate. Shpresojme mbi te gjitha qe mund te zgjidhet ky problem shendetesor qe ka pasur.”

Nderkohe, menjehere pas deklaratave per Rai, Beppe Marotta ka folur edhe per Sky Sport Italia:

“Gjeja e mire eshte se Christian na dergoi nje mesazh vete te grupi yne ketu tek Interi dhe na qetesoi e na tha se do te rikthehet shpejt.”

“Dinamika fillestare na beri te mendonim dicka dramatike por ne fakt nuk ka qene keshtu. Nje pasdite e tmerrshme eshte mbyllur mire per te gjithe.”

Cfare hipotezash behen tani per te?

“Nuk mund te them asgje, eshte e drejte qe te flase Kombetarja e tij per kete. Gjeja e bukur eshte se Eriksen i eshte pergjigjur pozitivisht shokeve.”

“Kjaer ka qene shume i rendesishem, por faleminderit edhe mjekeve ne stadium. Prandaj jemi ketu duke folur te qete e te lumtur tani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.