Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Marotta jep lajmin e madh: “Ja cfare i thashe Curva Nord. Sot duhet te prisni qe Interi te…”

Beppe Marotta jep lajmin e madh: “Ja cfare i thashe Curva Nord. Sot duhet te prisni qe Interi te…”
Inter Club Staff

Ai ka qene i ftuar pak minuta me pare te eventi qe quhet “Lo Sport che verra”, qe zhvilohet nga Foglio Sportivo dhe ka folur edhe per Interin.

Gjithesesi, ai nuk eshte zhbalancuar shume per sa i perket tranjerit te ri.

“Per hir te vertetes, nuk e dime as ne se kush do e jete tranjeri i ri i Interit.”

Ne tre vitet e fundit, tranjeret qe kane fituar jane larguar gjithmone: Allegri, Sarri dhe tani me se fundmi, Conte.

“Besoj se gjithcka ka te beje thjesht me rastesine. Per sa na takon neve, gazetat e kane shpjeguar shume mire situaten kete mengjes dhe une nuk dua te futem ne detaje.”

“Sot futbolli eshte nje aktivitet i rendesishem dhe shpesh pronaret nuk kenaqen vetem me fitoret por duan edhe dicka me shume. Por e perseris: jane thjesht rastesi, nuk shoh nje tendence.”

Sapo ka mbaruar kampionati i pare i kushtezuar nga pandemia.

“Nuk ka qene aspak e thjeshte, edhe per shkak te rasteve te shumta. Une ne radhe te pare kam kaluar momente teper te veshtira.”

“Per fat te mire jam mire sot, ehde pse kam ende disa pasoja. Pandemia ka ngritur nje situate te rende ne boten e futbollit.”

“Situata sot eshte shume shqetesuese: eshte nje model referimi qe nuk mbulon dot me kostot dhe nuk vlereson ne maksimum resurset.”

“Inter eshte nje klub qe ka humbur 70 milione euro te ardhura. Pra, ka humbur kater muaj rroga te plota.”

A mund te arrihet te nje zgjidhje me lojtaret dhe prokuratoret? Tifozet si kane ndryshuar?

“Per sa i perket ceshtjes se tifozeve, duhet te them se ne po kerkojme qe te gjejme gjera te reja per ta.”

“Te dielen kemi pare se sa shume gezim ka perreth Interit. Eshte bere dicka e mrekullueshme jashte stadiumit.”

“Por kostot e lojtareve po marrin nje kthese shume te rrezikshme dhe nuk po gjejne me as disponeushmerine e klubeve.”

“Vlera e rrogave ne kete moment eshte sa 60-65% e te ardhurave te klubeve. Kjo eshte e pasuportueshme tashme.”

“Pikerisht dje ka pasur edhe nje manifestim te tifozeve te Interit poshte selise sone. Gjeja me e thjeshte dhe qe e ndjeva ta beja ishte ti takoja.”

“Erdhen tre prej tyre, i shpjegova momentin qe Interi po kalon. Veshtiresite. E kane kuptuar dhe sot ne mengjes kane bere nje komunikate ku i kane kuptuar veshtiresite tona dhe kane thene se deshira eshte qe te bejme mire.”

“Mund te fitohet edhe pa bere investime te medha, e mbase duke perdorur ne maksimum resurset humane.”

“Edhe lojtaret duhet te sensibilizohen per te reduktuar koston e punes.”

Tema Superliga.

“Superliga ka qene nje akt deshprimi i madh, eshte menduar per shkak te mungeses se disponueshmerise te se ardhurave.”

“12 klubet e kishin menduar, por e kane kuptuar se eshte e veshtire. Nderkohe, borxhet po vazhdojne te shtohen.”

“Eshte bere dicka jo e racionalizuar, por ka leshuar nje sinjal. Institucionet europiane duhet te bejne dicka, duhet te krijojne nje model te pranueshem.”

Mbi Skudeton zikalter.

“Skudeto tek Interi mungonte qe prej 2011 dhe ka qene dicka e jashtezakonshme. Nuk eshte merite e imja, por e te gjitheve.”

“Tranjeri ka qene teper i jashtezakonshem dhe ka krijuar nje skuader te forte. Kam provuar nje emocion teper te forte.”

Conte ama u largua nga Interi…

“Ai eshte nje fitues, arrin te shkoje te fitorja duke konsumuar shume energji. Jep shpirtin dhe trupin e tij per kete.”

“Ne nje pike vjen nje moment ku thua ‘po ndalem dhe po reflektoj’. Conte ka Adn e fituesit, tipike e kampioneve. Ka sindromen e fitores.”

Po Paratici?

“Futbolli djeg me nje thjeshtesi te madhe gjithcka dhe eshte ne gjendje te fshije ne momente te shpejta edhe tensionet.”

“Nese investon miqesi me nje person, atehere nuk ka hatermbetje. I uroj me te miren e mundshme.”

Kush do te jete tranjeri i ri i Interit?

“Kete do e marrim vesh qe sot. Ne menyre zyrtare madje. Jemi afer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.