Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Marotta siguron te gjithe tifozet zikalter: “Ja cfare duhet te presin nga merkato e veres: asnje…”

Beppe Marotta siguron te gjithe tifozet zikalter: “Ja cfare duhet te presin nga merkato e veres: asnje…”
Inter Club Staff

Tashme tek Interi trishtimi per Scudetton qe nuk u fitua dot ka kaluar dhe sezoni eshte vleresuar pozitiv per gjithcka cfare ka ndodhur.

Edhe pse nje Scudetto do te kishte qene qershia mbi torte, ne muajin e fundit, shume pak gjera ishin ne duart e Interit dhe ne nje fare menyre, te gjithe kane qene te pergatitur per kete eventualitet.

Gjithesesi, Sport Mediaset diten e sotme, edhe pse dy dite prapa, ka dashur te kthehet te fjalet e Beppe Marottes.

Sipas tyre, tek ato fjale fshihet e gjithe strategjia e Interit ne merkato dhe qe nuk do te kete asnje lidhje me strategjine e vjetshme.

“Duke i bere urime kundershtareve per kampionatin e fituar, dua te uroj edhe Interin per numrat e ketij sezoni qe kane qene fantastik.”

“E them me krenari te madhe qe kemi qene skuadra me e mire ne Itali ne tre vitet e fundit per trofe te fituar, per pike te fituara dhe per rezultate ne fushe dhe ne shkallet e stadiumit.”

“Nje klub enderron te jete ne nivelin qe eshte Interi sot dhe jam i bindur qe do i dhurojme gezime te medha tifozeve tane.”

“Falenderojme kete grup fantastik lojtaresh dhe teknikun tone per menyren se si jane perballur me gjithcka ne kete sezon.”

“Tranjeri ka qene fantastik. E kemi pare ne fund te ndeshjes me pas vleresimin qe tifozet kane per skuadren dhe Simonen.”

Ka fituar skuadra me e forte?

“Kur fiton je gjithmone skuadra me forte. Une i perseris komplimentet per kundershtaret, por duke analizuar te gjithe sezonin, numrat e Interit kane qene me te rendesishem.”

Cfare do te ndodhe ne te ardhmen?

“Duhet te kemi respekt per qendrueshmerine financiare por edhe per kompetivitetin. Kemi shume deshire te madhe per te bere mire, pronaret po na qendrojne shume afer.”

“Prandaj jam shume i bindur se me keto siguri dhe me nje publik si ai sot – nje faqe e rralle e nje skenari futbollistik – do te bejme akoma edhe me mire.”

A mund te sigurosh Inzaghin per sa i perket merkatos?

“Duam te jemi ambicioze. Pastaj drejtuesit duhet te jene te pergjegjshem, te shohin cfare eshte me e mira per klubin.”

“Karakteristike kjo qe nuk na ndalon qe te bejme nje skuader akoma edhe me kompetitive ne baze te deshirave te tranjerit.”

“Kemi drejtues shume te mire si Ausilio, Baccin dhe Zanetti: do te bejne patjeter nje merkato me nivel.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.