Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,197 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Marotta zbulon gjithcka: “Ja vendimi qe klubi ka marre per Inzaghin. Per Dybala ju them vetem se ai nuk…”

Beppe Marotta zbulon gjithcka: “Ja vendimi qe klubi ka marre per Inzaghin. Per Dybala ju them vetem se ai nuk…”
Inter Club Staff

Juventus-Inter nuk eshte kurre nje ndeshje banale dhe dicka te tille e ka thene dhe Beppe Marotta dje perpara ndeshjes.

Keto kane qene fjalet diten e djeshme direkt nga Allianz Stadium te CEO-s se Interit i cili ka prekur edhe te ardhmen e Simone Inzaghit.

Vetem pak minuta larg nje ndeshje kaq te rendesishme, cfare na thua?

“Shpresoj qe te jete nje ndeshje emocionuese dhe nje spot per levizjen tone futbollistike. Shpresojme ne nje nate te bukur.”

Dybala?

“Per te ju them se kam ndare disa sezone te bukura me te duke marre edhe rezutate te rendesishme ne te kaluaren.”

“Por nuk dua te futem ne dinamika tani per arsyet pse kane derguar ate dhe Juventusin te mos rinovojne.”

Por raportin me Dybala e ke. A do te ndihmoje kjo ne raport me negociatat ne te ardhmen?

“Ne kemi nje repart sulmi qe perkon me nevojat tona. Kemi edhe te rinj neper Europe qe po bejne shume mire si Satriano.”

“Ka shume lojtare qe shkojne ne skadence ne 30 qershor, jo vetem te Juventusi. Ka dinamika te merkatos qe duhen vleresuar dhe ne kemi edhe 8 ndeshje deri ne fund.”

Cfare i ka munguar Interit ne kete muaj e gjysem kampionat?

“Duhet thene se kundershtaret kane pasur nivel. Sot shohim nje rrugetim te jashtezakonshem te bere deri ne janar dhe me pas kohet e fundit ecuria nuk perkon me deshirat tona.”

“Por ben pjese ne loje. Inzaghi ka besimin tone te plote per ate qe ka bere dhe per ate qe do te beje ne te ardhmen.”

“Eshte kritikuar shume sepse tranjeri eshte i pari qe perfundon ne banken e te akuzuarve kur nuk vine rezultatet.”

“Por nuk eshte rasti i Inzaghit. Ne e kemi vleresuar pozitivisht dhe do te ecim perpara me te. Ky eshte vendimi qe klubi ka marre qe veren e kaluar.”

“Tani duhet te kuptojme pse ka ndodhur kjo renie dhe te ecim perpara te bindur per forcat tona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.