Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,917 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berardi dhe Candreva i kanë thënë ‘po’ Interit: situata. Gjithcka e kryer për Caprarin, Gabbiadini dhe Borini janë alternativat

Rinor Sopaj

Rrugët që dërgojnë tek Domenico Berardi dhe Antonio Candreva – objektivat e konfirmuar nga vetë Erick Thohir – nuk janë të thjeshta. Por zikaltërit, tashmë kanë marrë miratimin e të dy lojtarëve, kështu shkruan e përditshmja Gazzetta dello Sport.

Për Berardin: “21 vjecari kalabrez do të duhej të ngulte këmbë dhe të përballej me Sassuolon, ndoshta edhe me Juventusin. Por tani pas hyrjes zyrtare të Suning, shumë shpejtë do të arrijë oferta prej 25 milionësh në adresën e Sassuolos, ndërsa marrëveshja me agjentin e Berardit është arritur para disa ditësh”.

Por Interi vazhdon të punoj edhe për Candrevan. “Oferta mbetet 18 milionë, shtatë më pak sesa kërkesa fillestare e Lotitos. Jo vetëm Napoli është i interesuar për anësorin e kombëtares italiane (tashmë ka ofruar 22 milionë, por lojtari preferon Milanon) por ka edhe klube të tjera nga evropiane, me Chelsean në krye”.

Gazzetta, pastaj, shpjegon edhe alternativat. “Për të mos mbetur të papërgatitur, përvec që kanë mbyllur gjithcka për Caprarin (do të arrij pas një viti, tek Pescara shkojnë 3,5 milionë plus Biraghi i cili duhet ta zvogëlojë pagën e tij dhe ndoshta Puscas në huazim), drejtori sportiv Ausilio po mban të hapura edhe mundësitë Gabbiadini dhe Borini. Pra, nga dy goditjet e merkatos, njëri do të jetë italian”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.