Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

2,037 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berardi, futet Interi ne mes. Se shikon Juven si zgjedhje te duhur, Marota nevrikoset, Ausilio ne sulm…

Inter Club Staff

Domenico Berardi nuk eshte i bindur. Juventusi ka prej kohesh marveshje me Sassuolon per blerjen e sulmuesit te ri Italian (25 milione per tu paguar tek Squinzi), por vete lojtari nuk eshte i bindur per tu veshur bardhezi (problem konkurenca e tepert?). 

Nga ana e saj, Juventusi nuk duket shume e lumtur per shkak te sjelljes se lojtarit: dikush flet per ultimatum ndaj tij, me Marottan mbi te gjitha qe eshte nevrikosur jo pak me lojtarin. Ne kete moment duhet pasur kujdes ndaj Interit.

Corriere dello Sport tenton te shpjegoje situaten dhe skenarin e mundshem ne numrin e saj te perditshem: Berardi zikalter nuk eshte aspak nje utopi.

Ausilio ndodhet ne nje pozicion pritjeje, por gjate drekes se zhvilluar te enjten me Sassuolon nuk ka munguar diskutimi dhe interesi per lojtarin me origjine kalabreze – lexohet -. Nese Berardi do i thote jo nje transferimi ne Torino, Interi eshte gati qe te siguroje sherbimet e lojtarit i cili nuk i ka mbushur akoma 22 vjec dhe vlen shume edhe per listen Uefa. Suning dhe Thohir deshirojne te vene ne tavoline 25 milione euro, po aq sa i ka premtuar Juventusi Squinzit, ky i fundit nje milanist i madh dhe natyrisht qe sdo i pelqente ta shikonte Berardin me bluzen e zikalter, por kur hyn parate ne mes, ndonjehere nuk kane rendesi ngjyrat e bluzave.”

Me pak fjale, gjithcka mbetet e hapur, per nje situate merkatoje qe dukej e mbyllur prej kohesh. Interi e deshiron Berardin e po ashtu edhe Juve. Merkato eshte e gjate dhe plot surpriza.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.