Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

1,105 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berardi, Inter nuk dorezohet. Zikalterit jane te bindur se mund ta realizojne goditjen ne vere. Tre jane rruget…

Berardi, Inter nuk dorezohet. Zikalterit jane te bindur se mund ta realizojne goditjen ne vere. Tre jane rruget…
Inter Club Staff

Berardi, Berardi, vetem Berardi. Interi nuk dorezohet ne pisten qe te dergon tek talenti i Sassuolos, Domenico Berardi, dhe presingu per lojtarin do te vazhdoje edhe ne veren e ardhshme.

Per kete eshte e bindur Corriere dello Sport e cila nenvizon se si intriga e merkatos qe perfshin Interin, Sassuolon dhe Juventusin do te rikthehet shume shpejt ne mode. Gjithcka ka lindur per nje “dashuri futbollistike” e konfirmuar nga Ausilio disa dite me pare dhe nga nje mohim i Squinzit.

“Natyrisht qe ato deklarata nuk kane kaluar pa u degjuar ne rrugen Vittorio Emanuele, por reflektimi ne zyrat zikalter ka qene i menjehereshem: kjo sepse Interi nuk deshiron te perseritet e njejta situata si ne vere, por deshiron te bisedoje me Sassuolon per te derguar kete transferim ne port. Por nga kokfortesia e Sassuolos, gjithcka te ben te mendosh se mos mbrapa kesaj tratative qendron Juventusi, absolutisht me qellim per ta mare lojtarin ne Torinoe veren e ardhshme – shpjegon Corriere dello Sport -. Eshte e pamohueshme se ndermjet dy klubeve eshte krijuar nje kanal preferencial i konsoliduar edhe me transferime te tjera. Pra, kalimi tek bardhezinjte i Berardit vazhdon te pluskoje mbi uje si nje destinacioni i mundshem. Por, ekziston mundesia qe lojtari te kete plane te ttjera. E nese keto plane quhen Inter, atehere lojtari duhet ta beje te qarte tek Sassuolo qe edhe Squinzi te mos krijoje mendime ne koke. Gjithsesi mbetet ne loje edhe nje rruge e trete qe e shikon Berardin tek nje skuader e huaj (ne te kaluaren ishte folur per Barcelonen por pas lojtarit eshte edhe Tottenham ne Premier League), gje e cila do te bente gjithcka me te komplikuar.”

Per tu kuptuar ka mbetur vlera e vertete e Berardit, qe vitin e kaluar mund te largohej nga Sassuolo per 24 milione euro. “Ne mungese te para-marreveshjeve, cmimi i tij mund te shkoje ne qiell – vazhdon e perditshmja Italiane -. Po e gjithe kjo situate intrige mund te behet shum e e thjeshte: Berardi do te perfundoje tek skuadra qe do te ofroje me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.