Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berardi, Interi sfidon Juven. Lojtari kërkon kohë

Rinor Sopaj

Në faqen e Gazzamercato.it mund të lexohet për kthimin e Domenico Berardit nga pushimet në Madagascar. Një kthim shumë i nxehtë për sulmuesin kalabrez, i cili ndodhet në qendër të një intrige merkatoje në mes të Interit dhe Sassuolos. Lojtari, do të kërkojë kohë nga shoqëria e cila e ka në pronësi kartonin e tij, në mënyrë që të vendosë për propozimin e zikaltërve prej 2.5 milionëve neto për sezon e gjithashtu për mundësinë që të jetë titullar në rreshtimin 4-2-3-1 të Roberto Mancinit.

Pastaj nxjerret në pah se si në këtë përpjekje po hynë në lojë “interesat që shkojnë përtej fatit të Berardit. Jo rastësisht, për shembull, edhe Piero Ausilio ka frenuar negociatat me Sassuolon për Andrea Ranocchian: Interi kinez ka forcën ekonomike për t’i shuar ambiciet e tyre. Dhe sfida kundër hegjemonisë së Juves është në sytë e të gjithëve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.