Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berardi, oferta e Interit eshte reale. Do ishte nje idhull pasi i tha jo Juventusit. Ai e ka kuptuar…

Berardi, oferta e Interit eshte reale. Do ishte nje idhull pasi i tha jo Juventusit. Ai e ka kuptuar…
Inter Club Staff

Pavarsisht veshtiresive te tratatives dhe marveshjes Squinzi-Juventus, Interi vazhdon presingun e saj per ti dhuruar Mancinit sulmuesin e krahut Domenico Berardi.

Dje, sic informon Gazzetta dello Sport, zikalterit kane bere nje oferte prej 25 milionesh dhe kjo oferte do te formalizohet shume shpejt.

Tani topi i takon pikerisht Berardit, i cili do te kete nje diskutim me Di Francescon per te folur mbi situaten. Sepse gjithmone nga njera ane eshte Sassuolo qe nuk deshiron te heqe dore nga ai pasi shiti Vrsaljko tek Atletico Madrid (dhe pasi shtyu transferimin e djaloshit me nje vit tek Juventusi), kurse nga ana tjeter eshte djaloshi qe ka nje deshire mjaft te madhe per te veshur bluzen e Interit se sa te prese 12 muaj apo te veshe bluzen e Juventusit.

“Pasi i tha jo Juventusit, skuader qe ka nje te drejte blerje per 25 milione, Berardi mund te perballet me pronarin e Sassuolos Giorgio Squinzi vetem nese Di Francesco do te dorezohet perballe deshires se Berardit per tu larguar – konfirmon Gazzetta dello Sport -. Inter mbetet nje tundim mjaft i forte per lojtarin. Berardi ka kuptuar qe ne Europa League do te luante gjithsesi, por fakti qe do te luante me nje nga skuadrat me te medha ne Itali eshte nje ndjesi me vete. Pastaj edhe fjala e Mancinit qe i ka premtuar formacionin ne Milano. Ne 4-2-3-1 qe ka ne mendje, Mancini do te ishte shume entuziast ta perdorte lojtarin ne te djathte si sulmues krahu dhe do i besonte celsat e sulmit te majtes se tij vrastare. Ai eshte nje lojtar me prespektive te madhe dhe te ofron 15 gola ne sezon. Ato qe Interit i kane munguar aq shume ne sezonin qe sapo lam pas. Pastaj te vish ne Milano pasi ke refuzuar Juventusin dhe Champions League ai do te behej nje idhull absolut ne radhet e tifozeve zikalter. “

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.