Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi frikeson Milanin: “Me vjen keq per ta, por nuk duhet te shohin me Interin por…”

Bergomi frikeson Milanin: “Me vjen keq per ta, por nuk duhet te shohin me Interin por…”
Inter Club Staff

Prezent si gjithmone ne studiot e Sky Calcio Club, ish-mbrojtesi dhe ish-kapiteni i Interit, Bergomi, ka dhene mendimin e tij per momentin ne Serie A.

Ai eshte ndalur me shume te gara per titull, dhe fjalet e tij kane ardhur menjehere pas ndeshjes se Interit ne Bologna.

Sipas tij, Milani nuk duhet te shohe me nga Interi, por me shume duhet te shohe prapa dhe te ruhet nga rreziqet.

“Conte ka qene shume i zoti per hir te vertetes qe ti jape skuadres nje vule te tijen. Ka qene me te vertete shume i zoti per kete.”

“Kete sezon ka ndryshuar dicka ne fillim ndersa me pas e ka pare qe duhet te kthehej te ideja e fillimit dhe kjo ka qene pika e ktheses.”

“Ka lojtare qe jane deciziv dhe qe e kane ndihmuar qe Interi te beje ate kapercimin e madh te kualitetit qe duhej.”

“Nje nder te tjeret eshte Romelu Lukaku qe edhe ndaj Bolognes e mori Interin perdore drejt tre pikeve te radhes.”

“Nga sot une them se Milani qe eshte pas Interit nuk duhet te shohe me perpara, per Interin, por duhet te shohe prapa, pas shpines.”

“Qe nga kjo fitore e Interit me Bolognen shume ndryshon per Milanin dhe Juventusin. Me vjen keq, por nuk mund te shohin me para, por duhet te kene kujdes nga skuadrat qe vine nga pas.”

“Menaxhimin qe ka pasur Interi kete vit nuk e ka pasur as Juventusi qe ka ‘nam’ per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.