
Bergomi i ‘terheq’ veshin ne transmetim live Marottes: “Shume mire qe po merni Hakimin, por beni mire qe…”
Dje vetem pak minuta nga nisja e ndeshjes Parma-Inter, Beppe Bergomi ka folur per veshtiresite qe ka Interi ne skuadren e saj.
Sipas legjendes se historise se Interit, zikalterit kane probleme te thella ne disa reparte te caktuara.
Por kjo nuk eshte dicka sekrete, sepse te gjithe e dine se sa vuan Interi per shembull ne krahet e saj te mesfushes.
Gjithesesi, Beppe Bergomi ka perfituar nga rasti qe ka pasur perballe administratorin e deleguar te Interit, Beppe Marotta dhe ka tentuar qe ne nje fare menyre ‘ti terheqe veshin’ dhe i ka vene ne dukje se vetem Hakimi nuk i zgjidh dot problemet tek Interi.
“Cfare mendoj per Hakimi? Di te them vetem qe eshte perfekt. Nje blerje me te mire Interi nuk mund ta bente dot ne krahun e dajthte.”
“Tani mendoj se Interi ne nje 3-5-2 eshte me i konsoliduar ndersa me Eriksen ne fushe, e ke te veshtire qe te mbash 90 minuta te njejtin intensitet nese nuk je Atalanta qe eshte mesuar te luaje ashtu.”
“Por dua te them dicka Beppe (Bergomi i drejtohet Marottes), Hakimi eshte nje lojtar shume i mire qe personalisht nuk e mendoja se mund te vinte ne Serie A.”
“Eshte i kompletuar, ai qe i duhet Interit. Por nuk i mjafton vetem ai Interit. Kam shume respekt per djemte qe do te zbresin sot ne fushe, por mendoj se Interi duhet te investoje ne menyre te rendesishme edhe ne krahun e majte.”
“Duhet nje Hakimi edhe ne krahun e majte. Nuk mund te perforcohet krahu i djathte per te lene po njesoj te majtin. Duhet rritur niveli ne menyre te njejte. Ndryshe Hakimi mund te jete nje blerje e mire, por jo e mjaftueshme.”