Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi: “Ja kush eshte derbi me i bukur per mua. Inter-Milan per mendimin tim do ta vendose…”

Bergomi: “Ja kush eshte derbi me i bukur per mua. Inter-Milan per mendimin tim do ta vendose…”
Ardis
  • On 11/10/2018, 16:12

Ish kapiteni i Inter-it ka folur per Inter-in e Spalletti-t dhe per ndeshjen e ardhshme kunder Milan-it.

Ne pritje te rifillimit te Serie A, mbas ndeshjeve te kombetareve, Inter-i do te perballet me Milan-in ne derby. Tuttosport ka intervistuar ate qe ka luajtuar nje pjese te mire te ndeshjeve derby, Beppe Bergomi:

Beppe Bergomi, ju keni luajtur ne total 44 derby. Nje derby qe ja vlen te kujtohet dhe nje qe nuk do te donit ta kaloni ndermend?

“Ndeshje qe ja vlen te rikujtohet sigurisht qe eshte viti i skudeto-s se rekordeve: sapo ishim eleminuar nga Bayern Munich dhe kemi fituar 1-0 me gol te Serenes me krosin tim. Ndeshja qe dua te harroj eshte ndeshja ku kemi bere hap pas, ku i dhuruam barazimin Milanit dhe perfundoi 2-2″.

Ndeshja e rradhes cfare derby do te jete?

“Nje ndeshje intrigante sepse Milan-i luan nje futboll efikas dhe te perceptueshme, ndersa Inter-i eshte nje skuader me shume fizike dhe ka fituar nje mentalitet te ri mbasi ka arritur fitore ndaj Tottenham”.

Midis Icardit dhe Higuain, ke zgjidhni?

“Higuain luan nje loje me te mire, Icardi te jep me shume intensitet dhe, mbi te gjitha ne zonen perballe portierit, eshte vdekjeprures”.

Spalletti kerkon qe Icardi te luaje me shume per skuadren: mission impossible?

“Mauro performancat e tij me te mira i ka bere ne ndeshjet e rendesishme, sidomos kunder Juventusit. Ndeshje e luajtur prej lideri, ku bente levizje per te hapur hapesira per shoket e skuadres, keshtu qe ai disa gjera di te beje pavaresisht se nuk driblon sic ben Higuain. Spalletti per me teper i kerkon nje disponueshmeri per te lexuar levizjet e ndeshjes: Mauro duhet te kuptoje qe, pervec golit, eshte e nevojshme qe te jape nje performance me te mire”.

Ai dhe Martinez: vetem kjo zgjidhje ekziston?

“Po mund te behet edhe pse Inter-i eshte ndertuar per te luajtur me Nainggolan mbrapa sulmuesit, edhe per kete mendoj se ne ate zone te fushes duhet nje lojtar me më shume kualitete, tipi i Sneijder. Por eshte e qarte se nese beson tek Nainggolan duhet te besh nje futboll te caktuar. Dhe nese eshte ai qe te ben 12-13 gola, atehere ke zgjidhur nje pjese te mire te problemeve”.

Atehere duhet te pranojme idene se Interi fiton pa bere nje loje te mire?

“Po, sepse arrin te kuptosh forcen e Inter-in kur luan kundra. Sepse kjo eshte nje skuader fizike, qe peson pak, pa ndonje “kurth” gjate lojes por jashtezakonisht efikase. Inter-i nuk do te kete asnjehere pikun me te larte te lojes, por eshte nje kundershtar ku te gjithe do te shkojne te luftojne: kjo eshte nje skuader unike ne llojin e saj”.

Kush do te jete njeriu i derby-t?

“Them Vecino i cili, me levizjet e tij, mund te jete i paparashikueshem. Nga krahu tjeter eshte Suso, sepse eshte burimi i lojes se tyre”.

Meqe po flasim per te, si mund ta ndalosh?

“Ky eshte problemi, sepse ai di si te izolohet per te evituar markimin nga dy futbolliste. Ne nje kunder nje eshte e veshtire ta ndalosh sepse tashme ka mesuar te krosoje edhe me te djathten. Keshtu qe per ta ndaluar eshte e nevojshme te bllokosh furnizimet me top, ta detyrosh te zbrese ne gjysem fushen e tij”.

Lojtari interist qe te ka bere me shume pershtypje?

“Them Asamoah sepse ka treguar se ka nje personalitet te pabesueshem. Por nuk mund te luaje ne te gjitha ndeshjet, duhet menaxhuar”.

Po lojtari qe duhet te tregoje me shume ne fushe?

“Keita. Sulmuesin e krahut edhe mund ta beje, por duhet te jape me shume disponibilitet. Ai ka nevoje per te luajtur keshtu qe e shikoj me mire si sulmues i dyte”.

Mbas ndeshjeve kunder Milan-it, Barca-s dhe Lazio-s, a do te kuptohet se ku mund te arrije ky Inter?

“Inter-i duhet te konsolidoje kete qe ka bere deri me tani, dhe te synoje te shkurtoje distancen ndaj Juve-s dhe Napoli-t. Duhet te perserise ate cka beri ne Rome nje vit me pare, do te bente nje sezon madheshtor”.

Ju besoni akoma se Interi eshte anti-Juve?

“Vetem duke e thene e vendos skuadren nen presion. Besoj me shume se skuadra anti – Juve eshte Napoli sepse Ancelotti po ben nje pune madheshtore”.

A keni keshilla per Ausilio mbi merkaton e Janarit? 

“Duhet te vendose me shume kualitet ne mesfushe, do te ishte perfekte, megjithese ne merkaton e veres po kerkonin Modric…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.