Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi kritikon Bastonin: “Po, ai mund te behet nje nga me te fortet ne Itali, por ka nje defekt ku duhet te permiresohet.”

Bergomi kritikon Bastonin: “Po, ai mund te behet nje nga me te fortet ne Itali, por ka nje defekt ku duhet te permiresohet.”
Inter Club Staff

Beppe Bergomi ka besim te Bastoni, por ai ka tentuar ti ‘terheqe veshin’ lojtarit per nje mangesi qe ai pretendon se lojtari i ri italian ka.

Ne nje interviste te gjate per La Gazzetta dello Sport, ish-kapiteni i Interit, eshte i bindur se Bastoni mund te behet shume i forte ne te ardhmen, por ka disa rezerva ne drejtim te tij.

“Rritja e tij eshte ne syte e te gjitheve por une jam i mendimit se ai mund te beje shume me mire se kaq.”

“Nese vazhdon me keto hapa gjigandi, mund te behet nje nga me te miret ne Itali dhe pse jo, edhe ne Europe.”

“Ne mbrojtjen me tre te Contes ka treguar se ka karakteristika unike: Alessandro eshte perfekt per kete skeme.”

“E shikon nga jashte dhe te ben pershtypje personaliteti dhe cilesia e disa gjerave qe ai ben ne fushe.”

“Por per mendimin tim ai ka edhe disa mangesi ku duhet te permiresohet dhe ja kerkoj kete gje.”

“Ai duhet te permiresohet ne mbrojtjen me fushe te hapur: disa here ne sezonin e fundit eshte gjetur i papergatitur pas shpine dhe ne nje skuader si Interi qe dashuron te sulmoje kundershtarin, kjo nuk eshte asgje e mire.”

“Duhet te kete kujdes sepse nese ai le shume fushe prapa, atehere nuk ka kohe per te kapur kundershtarin dhe ajo qe e peson eshte skuadra. Mendoj se ketu duhet te permiresohet patjeter.”

“Pa u permiresuar ne kete aspekt, nuk mund te beje dot kapercimin e madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.