Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi kritikon hapur Spallettin dhe shtron pyetjen: “Si ka mundesi? Nuk arrij ta kuptoj dot ate…”

Bergomi kritikon hapur Spallettin dhe shtron pyetjen: “Si ka mundesi? Nuk arrij ta kuptoj dot ate…”
Inter Club Staff

Ka qene nje humbje e rende ajo e Interit dje ndaj Atalantes ne fushen e ketyre te fundit. 

Zikalterit kane humbur 4-1 dhe jane larguar nga vendi i dyte keshtu.

Por pas ndeshjes, pak a shume si gjithmone, ka folur ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi i cili ka tentuar te beje nje analize te ndeshjes:

“Interi nuk meritoi asgje? Me shume se sa nuk meritoi Interi ndonje gje, Atalanta meritoi gjithcka.”

“Interi vinte nga nje periudhe shume e mire fitoresh rresht ne Serie A. Ka pesuar nje Atalante te eger ne fushe dhe shume te vendosur mire.”

“Gomez nuk ka lene Brozovic te luaje. Pastaj Spalletti ka bere disa levizje… Pershembull largohet Miranda per tu cuar D’Ambrosio ne qender. Cfare kuptimi ka kjo? Nuk e kuptoj dot kete nderrim te Spallettit.”

“Shume mire me Lazio dhe Genoan dhe me pas te vjen perpara nje Atalanta qe dihet se si luan dhe ke mundesi te pergatisesh ndeshjen dhe perfundon keshtu…”

“Perisic vitin e kaluar ka bere me shume assist dhe gola por ne kete moment po ndihmon shume pak skuadren.”

“Nuk e di nese eshte faji i Boterorit, por ai nuk ka pasur kurre vazhdimesi dhe ne kete moment ka nje rendimet teper te ulet.”

“Interi gjithsesi i ka te gjitha menyrat per tu ringritur. Mbase dje ishte me mire qe te qendronte pak prapa dhe te priste Atalanten se sa te luante ashtu.”

“Per mua nente pike jane shume distance edhe pse jemi ende ne fillim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.