Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi me shume fjale te renda per Eriksen: “Ja cfare mendoj per blerjen e tij. Deri tani ka deshtuar ne kapjen e pritshmerive.”

Bergomi me shume fjale te renda per Eriksen: “Ja cfare mendoj per blerjen e tij. Deri tani ka deshtuar ne kapjen e pritshmerive.”
Inter Club Staff

“Te qendrosh ne kontakt me njerezit eshte gjithmone gjeja me e mire, por kjo eshte nje eksperience qe na ka bere te kuptojme qe keto metoda mund te funksionojne ne te ardhmen.”

“Shikoni disponueshmerine qe kane pasur kampionet e medhenj: jo vetem me Sky, por edhe nepermjet instagramit. Shikoni Vierin cfare ka bere per shembull.”

“Kjo mund te jete nje metode e mire per te nxjere me te miren e personave duke pare popullaritetin e tyre.”

Kete gje ka thene Beppe Bergomi sot ne nje interviste per 1000cuorirossoblu.it ku ai nuk ka kursyer as zhgenjimin per Eriksen.

A mund te filloje Serie A, apo eshte nje kaos?

“Ne jete duhen marre gjithmone vendime qe shpesh here nuk e thua dot nje date te sakte per faktin e vetem sepse nuk e ke.”

“Bejme gjithmone referime per te tjeret, por ne duhet te vendosim per vete njehere e te kuptojme se cfare do te bejme.”

“E kuptoj respektin, por te merren vendimet sot nuk eshte e thjeshte, edhe sepse duhet bere gjithcka me siguri. Por ne kemi potencialin per te rifulluar.”

Ju per cfare opsioni jeni?

“Shpresoj qe te rifilloje gjithcka, duke i dhene te gjitheve nje mundesi per tu stervitur normalisht.”

“Pasi te jene te gjitha sigurite per te rinisur, le te rinisim. Por nese do te kete pozitive te tjere edhe me vone, mbase gjerat do te komplikohen…”

Le te flasim per futbollin dhe Interin tuaj: si e keni pare Conten ne kete pjese te pare te sezonit?

“Zotesia e Contes eshte se ne pak kohe te jep nje ide loje dhe organizim qe mund te vihet re pa problem.”

“Ai arrin te krijoje nje mentalitet te forte: skuadrat e tij jane gjithmone shume intensive. I vetmi aspekt negativ eshte ai qe kjo skuader, nese zbret nivelin e intensitetit, nuk e ka ate kualitet qe mbase e kane Juventus dhe Lazio.”

“Ne muajt e fundit ne fakt po luante me pak me topin, por duhet te kujtojme gjithmone se nga eshte nisur kjo skuader.”

Pa Conten, cfare Interi do te ishte?

“E veshtire ta thuash. Por duhet thene edhe se Spalletti i ka arritur gjithmone objektivat e parafiskuar.”

“Kur ti merr Conten, klubi leviz edhe me mire ne merkato dhe ne fakt kane ardhur lojtare big direkt. Spalletti ne te kaluaren ka qene i mire, por numrat thone se Conte po ben akoma me mire.”

“Skuadra eshte ende ne gare per titullin, do te shohim se cfare do te ndodhe ne vazhdim. Ka ende edhe shume jave.”

Keni folur per blerjet: ajo e Eriksen a ka qene nje blerje e nxituar?

“Sapo ka ardhur kam qene i pari qe kam pasur disa dyshime ne lidhje me te dhe rolin e tij dhe me pas te gjithe veshtiresite e tij kane lindur nga aty.”

“Kampionati yne eshte nje kampionat tjeter ne krahasim me Premier League, eshte me taktik, ka nje intensitet te ndryshem.”

“Une tek 3-5-2 nuk e kam pare asnjehere mire, evolucioni i kesaj skuadre duhet te jete kjo: te kerkoje ta coje sa me afer portes, edhe me dy sulmuesa.”

“Ai kur do te behet i forte? Kur te kete mundesi te gjuaje nga jashte, por edhe kur te jep topin eshte i rendesishem.”

“Une kam analizuar 20 ndeshjet e fundit qe ka bere me Tottenham: eshte futur ne zone vetem nje here te vetme.”

“Nuk eshte nje lojtar qe futet ne zone, ka kualitete te tjera qe duhen vene ne dukje te Interi. Interi me te donte te rriste nivelin por deri me tani ai ka deshtuar te kape pritshmerite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.