Bergomi: “Nese Milani fiton ne Genoa, derbi i nxehte. Mesazhet jo verbale te Mazzarrit…”
Ish-kapiteni i Interit, Giuseppe Bergomi ka folur per Radio24 per ate qe po ndodh ne keto momente me zikalterit dhe ka thene: “Kalendari eshte i komplikuar, Interi mendonte t’i fitonte te gjitha por ka mbledhur pak pike. Mazzarri, e tregon historia, eshte me i mire kur pret kundershtarin dhe niset, ne ndeshjet e fundit nuk ka ndodhur kjo. Tani ka disa ndeshje me te komplikuara por me adapte per skuadren zikalter, duhet pare se si do t’i pergatise edhe nga ana psikologjike: skuadrat pas po shkurtojne diferencen, nese Milani fiton neser ne Genoa, derbi do te behet i nxehte. Gjesti i buzeve te Mazzarrit? Nje batute, mund te ndodhe ne pankine. Jam me Mazzarrin, por perseris qe mesazhet e tij jo verbale duhet te jene te ndryshem per t’i dhene mesazhin e duhur skuadres”.