Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi nuk ndalet me kritikat ndaj Interit: “Nuk mund te kenaqem dot me kete Inter. Per mua ndeshja ndaj Fiorentines ishte nje kembane e madhe alarmi.”

Bergomi nuk ndalet me kritikat ndaj Interit: “Nuk mund te kenaqem dot me kete Inter. Per mua ndeshja ndaj Fiorentines ishte nje kembane e madhe alarmi.”
Inter Club Staff

Ai ka qene i ftuar si gjithmone ne studiot e Sky Calcio Club. Behet fjale per Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit qe ka folur per fitoren e Interit ndaj Fiorentines.

Fjalet e tij kesaj radhe kane qene te ashpra ne drejtim te zikalterve ku ai nuk i ka kursyer kritikat.

“Interi nuk me ka pelqyer fare. E kam pare shume ne konfuzion. Fitoi me shume veshtiresi ndaj Fiorentines.”

“Ishte nje fitore qe kenaq tifozet, por per mua eshte nje kembane e madhe alarmi per shume faktore te ndryshem.”

“Edhe Interi ka pune per te bere: ne mbrojtje ishin shume keq. Bastoni jashte pozicioni, D’Ambrosio eshte me i mire si lojtar krahu se sa ne qender, Kolarov del perpara dhe le prapa 50 metra bosh.”

“Te gjithe shume keq. De Vrij eshte thelbesor duke pare qe ka ikur Godin. Nese largohet Skriniar, nuk mjafton te vije vetem nje lojtar.”

“Duhen dy, por njeri duhet me personalitet te madh. Nese me vjen Milenkovic, e sigurt, une e shes Skriniar.”

“Smalling luan ne qender te nje mbrojtje me tre, nuk me pelqen. Sepse aty luan De Vrij dhe nuk i dihet si do te dale pastaj.”

“Nga ajo qe kam kuptuar une, Fiorentina me lehte shet Chiesa se sa Milenkovic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.