Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi shume i ashper me gazetaret per Interin: “Gaboheni te gjithe per Conten dhe Eriksen. Harrojeni qe ai te ndryshoje skemat.”

Bergomi shume i ashper me gazetaret per Interin: “Gaboheni te gjithe per Conten dhe Eriksen. Harrojeni qe ai te ndryshoje skemat.”
Inter Club Staff

Beppe Bergomi ka folur si zakonisht per Sky Calcio Club ku eshte folur per rifillimin e kampionatit dhe eksperimentet e mundshme qe Conte mund te beje tek Interi.

Ceshtja kryesore e diskutimit ishte nese Conte do ndryshoje skemen per te futur Eriksen apo jo, por kjo teme ka gjetur nje Bergomi shume kundershtues.

“Duhet qe te mbajme fort pas vetes sigurite qe kemi. Interi e ka lene kete kampionat me nje humbje te shemtuar.”

“Eriksen? Per ta vene ne kushtet qe ai te shprehet me se miri ne fushe, duhet nje ndryshim total i skemave dhe mendoj se kete gje Conte nuk do e beje aspak.”

“Per mendimin tim mund ta harroni kete gje dhe gaboheni kur e hidhni si hipoteze sepse Conte nuk do e beje. Te pakten jo qe ne fillim.”

“Nderkohe, me rekuperimin e te gjitheve, Interi ka nje mesfushe shume te gjere ne dispozicion sepse nuk ka asnje te demtuar.”

“Skuadra e Contes ka hasur veshtiresi ne momentin qe i ka munguar cilesia ne mesfushe dhe Eriksen mund te jete nje ndihme per kete, por nuk shoh nje Conte qe ka per qellim te ndryshoje gjithcka ne fazen finale te sezonit.”

“Godin? Per karakteristikat fizike qe ka, eshte lojtari me pak adapt per mbrojten me tre ne krahasim me Bastonin. Por ne zonen e rreptesise mund te luaje mjaft mire akoma.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.