Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,033 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi shume i ashper ndaj Icardit: “A e dini se cfare do ndodhte nese Interi nuk do i hiqte shiritin?”

Bergomi shume i ashper ndaj Icardit: “A e dini se cfare do ndodhte nese Interi nuk do i hiqte shiritin?”
Inter Club Staff

Eshte pikerisht ceshtja-Icardi, ceshtja me e nxehte ne shtepine Inter dhe jo situata rreth transferimit te Alexis Sanchez. 

Edhe pse ne keto ore po pritet qe te mbyllet marreveshja per transferimin e Alexis ne Milano, drejtuesit e Interit i shqeteson shume edhe situata e krijuar nga familja Icardi.

Ata nuk pranojne asnje destinacion dhe deri me tani kane refuzuar Napolin por edhe Monaco. Sipas mediave, nese skuadra qe e deshiron Icardin nuk quhet Juventus, atehere oferta refuzohet.

Nderkohe qe shume eksperte dhe gazetare e kane shprehur mendimin e tyre, dje ne mbremje ka folur edhe nje nga legjendat e Interit, Beppe Bergomi qe ka qene kapiten i Interit per shume kohe.

Sipas tij, ai qe ka gabuar dukshem ne kete mes eshte Mauro Icardi dhe ai ka deklaruar se eshte nga ana e klubit: “Une qe ne fillim te kesaj historie kam qene nga na e Interit.”

“Kur ben nje zgjedhje si kjo, dihet qe i ben per nje te mire me te madhe qe shkon pertej nje lojtari dhe merr parasysh pergjegjesi si ekonomike por edhe futbollistike.”

“Nga ajo qe me kane treguar nga nga brenda dhomes se zhveshjes tek Interi, nese ne ate moment nuk do te ishte marre ai vendim, Interi vjet nuk do te kishte shkuar ne Champions League dhe sot nuk dihet se ku do te ishin zikalterit.”

“Pastaj dicka tjeter qe nuk kuptoj tani e nuk do ta kuptoj kurre eshte kjo: nuk e imagjinoj dot se si nje djalosh i moshes se Icardit mund te mendoje te qendroje dy vite ne tribune, pa luajtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.