Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi sulmon ashper Icardin: “Kur na flet me kaq shume dashuri per Interin, kam nje pyetje per te!”

Bergomi sulmon ashper Icardin: “Kur na flet me kaq shume dashuri per Interin, kam nje pyetje per te!”
Inter Club Staff

I intervistuar ne studiot e Sky Sport 24 me rastin e shortit te Europa League, Beppe Bergomi eshte rikthyer te flase per situaten ne lidhje me Mauro Icardin. 

Kjo sipas tij eshte nje situate qe po penalizon jo pak Interin ne kete moment, nje Inter qe u eleminua diten e djeshme edhe nga Eintracht i Frankfurt ne Europa League.

Keto kane qene fjalet e ‘xhaxhait’:

“Me shume kalon koha, me shume behet e veshtire per tu menaxhuar dhe per tu zgjidhur kjo situate.”

“Nga njera ane, nga ajo qe kam kuptuar une, eshte lojtari qe deshiron qe klubi ti kerkoje falje. Ndersa nga ana tjeter ndodhet klubi qe me te drejte deshiron te vere pikat mbi ‘i’.”

“Ne momentin qe merren vendime, normalisht qe llogariten edhe rreziqet nga ana teknike por edhe nga ana ekonomike.”

“Por nese je nje shoqeri serioze dhe i shkon deri ne fund cdo situate, nuk mund te luash nga serioziteti yt.”

“Mendoj se Interi ka dashur te jape nje sinjal. Icardi flet per dashuri ndaj Interit dhe ndaj fanelles, per sakrifica, por si ka mundesi qe nuk vesh fanellen e Interit dhe nuk zbret ne fushe te luftoje per Interin? Kete pyetje kam une per te.”

“Pse nuk zbret ne fushe dhe te ndihmoje Interin dhe shoket e tij? Ai eshte ai qe flet per perkatesi ndaj bluzes dhe per dashuri ndaj saj.”

“Sado e rende dhe e veshtire te jete zgjedhja e klubit, ai duhet te hyje ne fushe dhe duhet te tregoje qe vertete e dashuron kete skuader. Shoket po provojne te reagojne, por po e bejne kete me shume veshtiresi. Eshte koha qe palet ti lene pas keto gjera, kalendari per Interin eshte shume i veshtire. Ne loje eshte vendi ne Champions.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.