Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi zbulon: “Inter, ja kush lojtar do ta beje diferencen sot. Nga Atalanta kam frike nje lojtar: ate qe luan…”

Bergomi zbulon: “Inter, ja kush lojtar do ta beje diferencen sot. Nga Atalanta kam frike nje lojtar: ate qe luan…”
Inter Club Staff

Nje interviste e gjate e Beppe Bergomit, ish-mbrojtesi dhe kapiten i Interit, per mikrofonat e La Gazzetta dello Sport.

Ai eshte ndalur me se shumti natyrisht te sfida e rendesishme e Interit te Antonio Contes ndaj Atalantes se Gian Piero Gasperinit.

Bergomi, Conte dhe Gasp jane profetet e mbrojtjes me tre: analogji dhe diferenca?

“Ne fillim te sezonit, treshja mbrojtese e Interit ka provuar ti afrohet asaj te Atalantes, duke sulmues me 1 kunder 1.”

“Por Conte e kuptoi se nuk mund ta bente, duke lene keshtu pak per mesfushoret e pak per mbrojtesit: jane shume te zotet, por ne fushe te hapur vuajne pak shpejtesine.”

“Shikoni Romeron nderkohe: e mban linjen e larte, te vjen te te kape kudo qe te jesh. Nje kunder nje, edhe pa mbulim.”

“E eshte pikerisht ai qe krijon superioritet ne ndertim loje: shkeputet dhe shkon perpara.”

Me nje ndryshim fiziologjik, Interi ka ndryshuar gjithcka…

“Zgjedhja e Contes ka qene e drejte per skuadren qe ka: tani skuadra e tij nuk rrezikon.”

“Ben presing, por ne menyre te alternuar. Ky Inter e di si te ndertoje lojen nga pas, pa rrezikuar shume. dhe gjen gjithmone zgjidhjen e duhur fale nje Bastoni te mrekullueshem.”

“Te kesh nje si ai mes mbrojtesve, te ben diferencen. Mendoj se ai do e beje diferencen sot.”

Lukaku eshte nje top gjyleje: si mund te ndalet?

“Deri me tani, Romelu ka vuajtur vetem ndaj dy skuadrave: Napoli, ku luan Koulibaly dhe Juventusi.”

“Kur ka perballe mbrojtesa te shpejte dhe te medhenj si ai, nuk mund te dominoje kaq shume sa me te tjeret.”

“Me Romelu duhet te mbrosh si skuader. Por nese te kap vetem, ai te anullon. Sidomos kur ka fushe. Nderkohe te zona jote, e ndalon me lehte.”

Cili eshte rrezik me i madh per mbrojtjet respektive, pervec sulmuesve?

“Atalanta te shohe mire trekendeshin Barella-Hakimi-Lukaku. Jane te sinkronizuar permendesh. Djimsiti nga ajo ane duhet ta zgjedhe mire kohen.”

“Ne ndihme mund ti vije Gosens, qe nuk eshte i shpejte sa Achraf. Por eshte i forte me koke dhe ka me shume fizik dhe mund te caje ne zone. Gjermani mund ti beje keq Interit.”

A eshte kjo ndeshja match-point per vendin e pare?

“Nuk eshte, edhe sepse ka shume pike deri ne fund. Gjashte pike jane shume, por jo aq sa duhen. Gjithesesi, nese Interi mund Atalanten, do te ishte nje hap tjeter i madh drejt kampionatit.”

“Do te hidhte pas shpines nje tjeter ndeshje direkte. Skuadra me e rrezikshme pas Juventusit eshte pikerisht Atalanta, por Interi ka edhe nje ndeshje me Juventusin. Te mos e harrojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.