Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Berti: “Thohir, duhet te investosh! Duhet kualitet. WM…”

Berti: “Thohir, duhet te investosh! Duhet kualitet. WM…”
Ardis
  • On 12/01/2014, 13:14

Ne edicionin e sotem te Gazzetta dello Sport gjejme nje interviste te nje ish lojtari te madh zikalter Nicola Berti, qe ka thene mendimet e tij per muajt e pare te Erick Thohir dhe levizjet qe manjati duhet te implementoje:

Si tifoz interist Nicola Berti cfare mendon per kete president te larget?
“Mbi te gjitha duhet te investoje. Menjehere. Pastore, Dzeko, duhen lojtare me kualitete. Skuadra per fat te keq ka treguar qe ka pak te tille dhe ne historine e Interit ka pasur me bollek kampione. Prandaj, nderhyrja duhet te jete e menjehershme”.

Por Thohir e ka bere te qarte qe nuk jane fondet per nje merkato te rendesishme qe ne janar. Pikesynimi kryesor eshte qe te balancoje bilancin e shoqerise.
“Me mire mos ta perserise me, sepse do ti gjeje tifozet poshte shtepise se tij ne Jakarte… Per me teper nje gjysem premtimi ai e ka bere. Perkundrazi, nje premtim te plote, sipas asaj qe kujtoj une: nese duhet, do te nderhyjme. Ndeshjet e fundit japin mesazhin se eshte e nevojshme per te forvuar ekipin”.

Ne derby dukej se ekipi ishte shtruar ne rruge te drejte…
“Ishte nje shperthim i bukur, e ndjekur nga zhgenjime te hidhura. Dhe nuk do te doja qe te ishte e vetmja kenaqesi e te gjithe sezonit. Jo, viti i dyte i tranzicionit nuk mund ta perballoj. Dhe do te ishte me te vertete gjynah sepse me disa blerje, te sakta, mund te luftohet per zonen Champions”.

A eshte Palacio shume i “vetmuar”?
“Me duket i vetmi ‘fuoriklas’. Ne sensin qe te tjeret duhet te bejne llogarite me moshen dhe problemet relative fizike. Sinqerisht, duhet thene se eshte nje grup lojtaresh qe ne ate nivel eshte shume e veshtire qe te qendrosh. Flas si tifoz”.

Kritikat e fundit i jane atribuar Ranocchias: ai gol i Klose…
“Ai eshte i zoti, por ka ngecur. Per Interin duhet dicka me shume”.

Mungojne disa penallti, por.
“Po, por eshte nje argument i dobet. Ne fillim te gjithe u mbushem pak me iluzione, dukej se ishte nje baze solide ku mund te nisje te ndertoje nje ekip. Tashme realiteti eshte alarmant: ne pese ndeshjet e fundit niveli i lojes ka qene shume i ulet”.

Po per Mazzarrin cfare gjykimi keni?
“Nuk mund ti kerkojme mrekullira dhe ne pergjithesi garanton impenjim dhe profesionalitet. Ne ndeshjen ne Udine, nuk me pelqeu zgjedhja qe mbajti jashte formacionit Palacion: duhet te linte pushim ne kampionat! Nuk mund te shperfillesh te vetmin kompeticion qe mund te fitosh”.

Cfare tjeter duhet te beje Thohir pervecse te investoje ne kete merkato te janarit?
“Qartesi mbi rolet. Me duket se Interi po perjeton konfuzione, kjo largesi e numrit 1 eshte nje situate anormale, nje situate qe nuk ishim te pergatitur, qe nuk e ndihmon skuadren. Per me teper, mendoj se ka ndikuar tek lojtaret duke krijuar hendeqe midis tyre qe ne fillim dukeshin te bashkuar. Eshte shume domethenese vizita e Morattit ne Pinetina: ai qendron nje pike referimi”.

A mund ti japim Mazzarrit pergjegjesine per te bere merkato. Alla Venger…
“Nje menaxher te tipit anglez ketu nuk mund te funksionoje nese nuk eshte Mourinho.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.