
Bettella te Atalanta, eshte e kryer: ja shifrat. Ausilio sistemon nje tjeter lojtar dhe tani…
Piero Ausilio ka gati nje plusvalence tjeter per bilancin e Interit.
Drejtori sportiv zikalter po punon forte keto dite dhe ne menyre intensive po kerkon qe te mbyll bilancin duke siguruar plusvalencat e nevojshme brenda 30 qershorit.
Ne kete merkato plusvalencat po sigurohen kryesisht nga lojtaret e rinje te cilet po salrifikohen per FPF-ne, dhe nje prej tyre qe do te largohet eshte edhe Davide Bettella.
Pas nje interesimi dhe tratative qe ka zgjatur per disa jave, Interi dhe Atalanta kane gjetur akordin per transferimin e lojtarit ne Bergamo.
Keshtu qender mbrojtesi i ri italian tani mund te konsiderohet nje lojtar i ri i Atalantas shkruan fcinternews.it.
Operacioni eshte mbyllur ne bazen e 7 milione euro.