Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biabiany zbulon gjithcka: “De Boer, e pabesueshme sa sa arrogant ishte ai. Tek Interi tentoi…”

Biabiany zbulon gjithcka: “De Boer, e pabesueshme sa sa arrogant ishte ai. Tek Interi tentoi…”
Inter Club Staff

I rritur te Primavara e Interit, ai u rikthye tek Interi pas Tripletes. Por sipas tij, kjo ndodhi sepse Interit nje lojtar nuk mund ti thote kurre jo.

Ai ka dhene diten e sotme nje interviste teper interesante dhe ka zbuluar jo pak kujtime nga koha kur ka qene nje lojtar i Interit.

Ne te kaluaren shume kane thene se do te kishe qene nje mbrojtes perfekt per krahun e djathte te Interit, por askush nuk te ka perdorur ne ate pozicion…

“Ju them kete. Shoket e mi te Interi me kerkonin te luaja mbrojtes krahu. Sipas tyre ishte roli ku do te beja me mire.”

“Me Mancinin ne fakt i kam bere disa stervitje per ta provuar. Por jam shume i lumtur per faktin qe kam luajtur ne sulm.”

Le te kthejme komplet faqe. Cfare kujton nga ardhja jote tek Interi kur ishe shume i ri?

“Po jetoja nje enderr, ate qe cdo femije ka. Po transferohesha ne skuadren me te rendesishme ne bote.”

“Nuk e besoja deri sa e vesha ate fanelle dhe nuk e keni idene cfare lumturie kur luajta per here te pare me Interin.”

Pervec Balotellit, ne ate Primavere ka pasur shume lojtare qe me pas kane bere rruge ne futboll…

“Po, ka qene Bonucci, Santon, Bolzoni. Me pas dikush ka pasur karriere te shkelqyer ne menyre te papritur.”

“Nderkohe, disa prej tyre, edhe pse premtonin shume, sot nuk luajne me fare futboll.”

Kujt i referohesh?

“Bonuccit, qe ne fillim ka pasur nje fillim teper te rendomte. Ishte nje lojtar i mire, por nuk luante as ne B. Bente shume pankina, por me pas ka shperthyer dhe u be mbrojtesi qe te gjithe njohim.”

“Nderkohe Goran Slavkovski, qe debutoi me Interin shume i ri, sot eshte bere nje personal trainer. Apo Ibrahim Maaroufi qe kishte nje talent te jashtezakonshem, nuk e di nga ka perfunduar.”

I riu Jonathan, cfare kujton nga stervitjet me Interin kur ishte ne Primavere?

“Nga ai Inter sot nuk ka askend, duke pare se edhe Zanetti eshte terhequr. Kujtoj nderkohe qe shikoja majtas djathtas Veron, Recoba, Pupi dhe Figo. Cfare emocioni.”

Cfare ndodhi keq me Benitez?

“Ai ishte nje tranjer i madh. Por nuk arriti te krijonte nje lidhje me lojtaret senatore. Thoshim se kishte shume distance ndermjet tyre. Kjo ka bllokuar rrugetimin e tij me Interin. Por mbetet nje tranjer TOP.

Me De Boer nderkohe nuk ke pasur nje raport te mire. Aq shume sa ai ti dhe Erkin e keni percaktuar ate si tranjerin me te keq ne historine e Interit. 

“Une nuk gjykoj karrieren e tij, por ate qe ka bere tek Interi. Mund te jete nje tranjer i madh, por ne Milano, si nivel personi, nuk ka pasur mardhenie me askend.:

“As me ata qe fuste titullare nuk kishte raport te mire. Prandaj eshte e qarte se ai eshte tranjeri me i keq i Interit. Une edhe me Piolin sluaja shume, por De Boer ishte arrogant i tmerrshem.”

Po cfare beri De Boer qe ju cmendi te gjitheve?

“Termi me i duhur per te eshte fjala arrogant. Futej dhe kujtonte se i dinte te gjitha ai. E keshtu nuk fitoi simpatine e askujt.”

Zhgenjimi me i madh tek Interi?

“Viti me De Boer.” (qesh).

Kush eshte shoku me i forte qe keni luajtur ndonjehere?

“Them Zanetti per njeriun qe ai eshte. E per te njejtin motiv, shtoj edhe Eto’o te kjo liste.”

Kush ka qene shoku me i forte i repartit nderkohe?

“Edhe pse nuk kam luajtur nje vit te tere me Adrianon dhe Ibren, per te thene ata. Por them Milito dhe Et’o.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.