Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin, cfare lajmi: “Kam marre vesh dicka per Bremer. Me sa duket eshte vete lojtari qe…”

Biasin, cfare lajmi: “Kam marre vesh dicka per Bremer. Me sa duket eshte vete lojtari qe…”
Inter Club Staff

Gjithcka per merkaton e Interit: qe prej Bremer e deri te Dybala, duke kaluar me pas edhe te shitjet e mundshme.

Per te gjitha keto flet Fabrizio Biasin, gazetari i njohur italian, i cili ka folur keshtu per emrat e nxehte ne prag te veres.

“Ne kete moment, tek Interi ka me shume mundesi per Dybala se sa per Lukaku. Marotta ka folur me agjentin dhe i ka thene te prese pak.”

“Duhet pare se si do te evoloje kjo situate sepse pikerisht nga Dybala (ose jo) mund te varet e gjithe strategjia e Interit ne sulm.”

“Nderkohe, kemi nje zhvillim teper te rendesishem per Bremer. Kam marre dicka vesh per mbrojtesin e Torinos.”

“Me sa duket, ai i ka bere nje premtim te madh Interit qe ne momentin qe ka rinovuar me Torinon: ka thene do te rinovoj, por ne vere do te vij te ju.”

“Prandaj, vete Presidenti i Torinos i ka duart disi te lidhura ne lidhje me cmimin qe do i kerkoje Interit per nje transferim e tij.”

“Gjithcka pritet te behet per bazen e 25 milione eurove dhe nga Interi mund te perfundoje nje lojtar te Torino duke e ulur shume shifren e operacionit.”

“Ne futboll, jo te gjithe e hane fjalen e dhene. Bremer ka bere dicka qe futbollistet ne koherat e sotshme nuk e bejne.”

“Ka rinovuar per te mos u larguar me zero, por ka kerkuar nje pakt qe te largohet me pas ne drejtim te Interit per nje cmim te arsyeshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.