Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin jep lajmin e keq per Serie A: “Me vjen keq ta pranoj kete qe po ju them, por duhet nje mrekulli.”

Biasin jep lajmin e keq per Serie A: “Me vjen keq ta pranoj kete qe po ju them, por duhet nje mrekulli.”
Inter Club Staff

E ardhmja e Serie A eshte gjithmone e me shume ne dyshim sepse perreth saj ka nje pasiguri teper te madhe. 

Ende nuk dihet ne kete moment nese mund te mbyllet dot kampionati apo do te duhet te mendohet menjehere per Serie A te re.

Per kete teme ka folur gazetari i njohur Fabrizio Biasin tek Libero. Biasin eshte nje lojtar shume afer ambjentit Inter.

Keto kane qene fjalet e tij: “Me vjen keq ta pranoj kete qe po ju them, por do te duhet nje mrekulli e vertete.”

“Po, sepse nese nuk ndodh ndonje mrekulli, topi ne fushen e blerte do filloje te rretullohet sezonin e ardhshem.”

“Per sa i perket ‘kur’, nuk ka as pergjigje dhe motivi eshte i qarte: nuk e di askush se kur, edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin, nuk ja ka idene.”

“Ai po tenton sa andej ketej qe te mbylle kampionatet neper Europe, por ne kete moment shihet si nje mision i pamundur.”

“Por gjerat jane komplet ndryshe nga sa tha presidenti i komisionit mediatik te Uefas (“rifillimi i kampionateve eshte me siguri i mundshem”), sepse Hollanda ne fillim dhe me pas Franca i dhane nje shuplake jo te vogel UEFAS dhe te gjitheve atyre qe mendojne se futbolli mund te rifilloje.”

“Kane dale shume persona kunder ministrit italian Spadafora, i cili ka thene dicka qe na ben te ndihemi ndoshta keq, por eshte i vetmi qe po thote te verteten ne kete moment: ka shume rreziqe ne kete moment, rreziqe qe per muajt e ardhshem mund te evitohen totalisht.”

“Prandaj, me vjen keq ta pranoj kete qe po ju them, por duhet nje mrekulli qe futbolli te rinise kete sezon. Duhet te pergatitemi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.