Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin jep lajmin e madh: “Ju mbase nuk e dini, por Interi ka arritur nje para-marreveshje me…”

Biasin jep lajmin e madh: “Ju mbase nuk e dini, por Interi ka arritur nje para-marreveshje me…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi eshte shume aktive per sa i perket merkatos se ardhshme dhe konfirmime per kete vijne cdo dite.

I fundit qe ka folur eshte gazetari Fabrizio Biasin, i cili eshte nje gazetar shume afer Interit por edhe nje mik i hershem i Piero Ausilios.

Ai diten e sotme ka folur per mikrofonat e Calciomercato.it, dhe eshte ndalur sidomos tek merkato e ardhshme e zikalterve.

Me ne vecanti, sipas tij, Interi duket se ka ne dore dy nga lojtaret me te spikatur te Serie A qe luajne te skuadra e Udineses.

“Ju mbase nuk e dini, por une di qe Interi dhe Udinese kane nje diskutim qe zgjat prej vitesh per De Paul dhe Musso.”

“Mendoj se ne kete mes ka nje para-marreveshje qe kur Udinese do te vendose te shese lojtaret, me pare do te flase me Interin. Jane ata te paret qe do te pyeten.”

“Mesfushori i pelqen Marottes, Ausilios dhe Contes. Nuk eshte se i pelqen vetem njerit por i pelqen te treve ne fakt.”

“Nese nuk do te kishin ndodhur problemet e fundit ekonomike, mendoj se De Paul do te kishte qene ne Milano qe ne janar.”

“Fakti qe ai pelqehet nga Interi eshte konfirmuar nga Udinese, nga lojtari por edhe nga agjenti. Nderkohe, interesi per Musso eshte gjithashtu i madh dhe ai vete deshiron Interin me shume se cdo skuader tjeter. Aty ka mikun e tij me te mire, Lautaro Martinez, me te cilin ka luajtur te Racing per goxha kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.