Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin ngre alarmin e madh: “Inter, per mua ka nje problem te madh ne dhomen e zhveshjes: duhet zgjidhur duke…”

Biasin ngre alarmin e madh: “Inter, per mua ka nje problem te madh ne dhomen e zhveshjes: duhet zgjidhur duke…”
Inter Club Staff

I pyetur ne studiot e Pressing, Fabrizio Biasin, gazetar shume i njohur i botes Inter, ka folur per humbjen ndaj Udineses.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ndeshja e Interit ka perfunduar ne goditjen e denimit te Barella. Me pas, ka ndalur se ekzistuari”.

“Eshte e njejta skuader si vitin e kaluar, pa Perisic, qe eshte boshatisur ne shpirt dhe qe nuk lufton ashtu si ishte mesuar”.

“E pastaj i ve siper edhe shume zgjedhje te gabuara te tranjerit: nese ti ben nje zevendesim te dyfishte ne pjesen e pare, heq Dzekon me pas qe ishte me i miri ne sulm dhe Acerbin qe ishte me i miri ne mbrojtje dhe fut De Vrij qe ben nje katastrofe ne fushe, do te thote qe nuk e ke kuptuar ndeshjen aspak”.

“Tre humbje jane shume fare. Nje skuader qe deshiron te fitoje Scudetton humbet kaq ndeshje ne nje vit te tere”.

“Une kam menduar se keta nuk vrapojne shume, por Inter vrapon po aq sa vitin e kaluar por vrapojne kaq shume keq dhe kot”.

“E thone statistikat, Inter eshte nje nga skuadrat qe vrapon me shume ne Serie A por per cfare? Per cfare vrapojne?

“Une mendoj se eshte nje problem e dhomes se zhveshjes dhe duhet zgjidhur edhe me menyra te forta: tranjeri ka bere katastrofe me vete, por lojtaret po luajne secili per vete dhe nuk shkon kjo gje. Mkhitaryan ka eksperince te pabesueshme, por nese mer nje karton apo nese ben nje gabim, si e heq nga loja keshtu ne minuten e 30? Ti rrezikon ta humbasesh kete lojtare njehere e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.