Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin nuk permbahet: “Sa keq, por ja cfare i mungon ketij Interi. Nderkohe nga Appiano me kane thene…”

Biasin nuk permbahet: “Sa keq, por ja cfare i mungon ketij Interi. Nderkohe nga Appiano me kane thene…”
Inter Club Staff

Ketij Interi i mundon identiteti. Kete gje thote Fabrizio Biasin, gazetar shume i njohur italian i Liberos por qe eshte edhe shume afer Interit.

Ne nje interviste per Sky Sport ku ka analizuar derbin e Milanos, Biasin ka deklaruar nder te tjera se cfare nuk shkoi per Interin.

“Nga Appiano me thone se atmosfera eshte shume e qete, po sterviten me intensitet dhe nuk mungojne as buzeqeshjet.”

“Ajo qe mungon eshte identiteti te ky Interi, qe kam pare nderkohe te Milani ne fushen e lojes ndaj Interit e kjo nuk me pelqen.”

“Duhet te them se Pioli e mundi maestron Conte diten e djeshme. Ka qene nje derbi perfekt per Milanin, qe them se eshte nje skuader shume inferiore ne krahasim me ate te Interit.”

“Pas golit te Lukaku, Milani humbi pozita, dhe nuk po reagonte dot. Por nga Conte pres dicka me shume dhe nuk pres ate reagim.”

“Une pres reagim ne momente te komplikuara. Duhet te mendoje ndonje zgjidhje si te anulloje kundershtaret. Edhe ndaj Lazios jane humbur pike te kota.”

“Nese vitin e kaluar ti arrin ne vendin e dyte, do te thote se kete vit duhet te luftosh per kampionatin. Mendoj se Interi i ka te gjitha mundesite. Tani eshte skuadra me e kompletuar ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.