Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin shperthen: “Conte pas Roma-Inter ka bere nje gjest te papranueshem: ai eshte nje njeri qe…”

Biasin shperthen: “Conte pas Roma-Inter ka bere nje gjest te papranueshem: ai eshte nje njeri qe…”
Inter Club Staff

Edhe Fabrizio Biasin eshte me idene se Antonio Conte ka gabuar ne menyre te rendesishme levizjet ne pjesen e dyte te Roma-Inter.

Keto levizje e kane drejtuar ndeshjen me pas ne nje rrjedhe jo shume te volitshme per skuadren zikalter qe ka pesuar edhe golin e 2-2.

Gazetari nderkohe, me pas eshte ndalur me se shumti te fjalet e tranjerit pas ndeshjes diten e djeshme.

Keto fjale tregojne edhe njehere sipas tij se sa diference ka ndermjet teknikut dhe drejtuesve te Interit e qe konsiderohen si te papranueshme nga vete Biasin.

GABIMI I MADH I CONTES – “Te dielen pame Interin me te bukur te sezonit per 25 minuta, ato te fillimi te pjeses se dyte.”

“Te tjerat me pas i ka bere te gjitha Conte, qe te pakten kesaj here, ka gabuar totalisht dhe plotesisht ai.”

“Ka gabuar nje nga gjerat me te rendesishme te nje tranjeri: zevendesimet, i gaboi te gjitha, nga i pari tek i fundit.”

“Ai me ato nderrime i ka dhene kurajo kundershtareve (Fonseca kur ka pare Kolarov ne vend te Hakimit do kete thene “Verete? Eshte e vertete kjo? Si t’ja bejme tani?”).

GJESTI I PAPRANUESHEM – “Te barazosh me Romen nuk eshte aspak nje krim, as dicka qe nuk duhet te ndodhe.”

“Kjo sepse Roma eshte nje zonje skuader. Eshte me pak e pranueshme (e shkaterruese mbi te gjitha) se sa dy piket e lena ne fushe sjellja e tranjerit pas ndeshjes.”

“Ai eshte nje njeri qe ne menyre te vazhdueshme tregon per nje nje “ndasi”, apo “mungese mardheniesh” me drejtuesit ne fjalet qe thote.”

“Klubi ka vendosur… Ata kane vendosur… Kurre nuk thote “Kemi vendosur… Kemi zgjedhur bashke…”.”

“Mund te duket nje loje fjalesh, por nuk eshte: distanca ndermjet tranjerit, drejtuesve dhe klubit eshte me te vertete dicka serioze dhe me siguri nuk ndihmon aspak Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.