Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin shume i ashper: “Merkato? Me duket se nuk po kuptoni asgje nga merkato e Interit. Ajo fillon…”

Biasin shume i ashper: “Merkato? Me duket se nuk po kuptoni asgje nga merkato e Interit. Ajo fillon…”
Inter Club Staff

Fabrizio Biasin ka komentuar ne menyre te ashper merkaton e Interit qe po diskutohet nga mediat ne kete moment.

Ai nuk ka sulmuar merkaton e Interit ne vetvete, apo strategjite e klubit, por ka sulmuar mediat dhe lajmet e tyre qe shumica sipas tij, ne kete moment jane totalisht te pabaza.

Sipas gazetarit te Libero qe njihet si nje figure shume afer Interit (ka mardhenie shume te mira me Ausilion dhe Marotten), lojtaret qe mediat kane afruar shume me zikalterit jane plot… 26 dhe ata “nuk po kuptojne asgje nga merkato e Interit”.

Ai i ka treguar ne shkrimin e tij te gjithe emrat e tyre, edhe pse kjo liste prej 26 lojtaresh duket shume e vogel ne krahasim me te gjithe emrat qe jane permendur si transferime te Interit keto kohe.

Mesin per shembull, ai e ka lene jashte madje edhe duke shkruar “Messin spo e llogaris fare”, sepse ne vetevete, edhe pse kishte nje thashethem te forte per Messi-Inter, askush nuk e besoi ne ate moment kete histori.

Ai ne fund e ka mbyllur edhe me nje koment qe “e te mendosh qe merkato zyrtarisht fillon pas tre muajsh”.

Por kush e di se sa do te zgjatet lista nga tani e deri ne shtator… Nderkohe, ja cfare ka shkruar Biasin ne postimin e tij:

“Njerez, kjo eshte lista me lojtaret qe jane permendur nga mediat se jane afer Interit:

CAVANI, MORATA, FIRPO, CUNHA, CANCELO, MERTENS, GOSENS, CHIESA, CASTROVILLI, TONALI, VIDAL, VERTOGHEN, WERNER, SEMEDO, MUSSO, KUMBULLA, TODIBO, COUTINHO, ALENA, ZANIOLO, AUBAM, BELOTTI, PEDRO, DZEKO, E.PALMIERI, ALONSO.

…por mos haroni, merkato fillon zyrtarisht pas tre muash.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.