Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin tregon: “Gosens tek Interi? Ja si jane gjerat sot per sot.”

Biasin tregon: “Gosens tek Interi? Ja si jane gjerat sot per sot.”
Inter Club Staff

Fabrizo Biasin eshte nje nga gazetaret me afer Interit dhe zakonisht, gjerat qe ai thote, bazohen ne burime te besueshme.

Por ai ka deshtuar te jape nje informacion te sakte ne ditet e kaluara per Dries Mertens kur tha se transferimi tek Interi eshte i sigurt, po aq sa ishte ai i De Vrij perpara dy sezonesh.

Biasin keshtu ka shpjeguar se cfare ka ndodhur ne realitet me Mertens por edhe per Robin Gosens, lojtarin e Atalantes qe i pelqen shume Interit por qe eshte shume e veshtire si piste.

“Mertens? Ka bere nje zgjedhje zemre, gjithmone e me shume nje zgjedhje e rralle ne futbollin e sotshem.”

“Ka pritur deri ne fund qe De Laurentiis te beje nje hap te rendesishem dhe ai e beri e ne fund Mertens pranoi.”

“Dries Mertens do te qendroje tek Napoli edhe pse kishte arritur nje marreveshje paraprake me Interin per dy vite.”

Por ai ndalet e dhe te Robin Gosens, lojtari i krahut te Atalantes menjehere pas Dries Mertens:

“Tek Interi pelqehej shume edhe nje sezon me pare por problemi ka qene qe Atalanta e ka mbajtur fort lojtarin duke mos e lene te largohet.”

“Ai eshte nje nga lojtaret me te shtrenjte sot tek Atalanta, nuk gabon asnje ndeshje. Sot per sot shanset qe ai te kaloje tek Interi jane pothuajse zero.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.